LAJMI I FUNDIT:

Publikohen listat e nxënësve fitues në kreativitet kulturor dhe mendim kritik, në disa komuna (Dokument)

Publikohen listat e nxënësve fitues në kreativitet kulturor dhe mendim kritik, në disa komuna (Dokument)

Nga dje ka filluar shpallja zyrtare të listave të nxënësve fitues në nivelin shkollor për komunat e Kosovës.

Në komunën e Gjakovës janë 961 fitues, Fushë Kosovë 208 fitues, Kaçanik 444 fitues, Kamenicë 212 fitues dhe Junik 51. Në total, numri i fituesve për këto komuna është 1876.


Rreth 316,000 nxënës në Republikën e Kosovës kanë pasur mundësinë për treguar aftësitë e veta në art muzikor, art pamor, recitim, poezi, teatër, debat, ese hulumtuese.

Për herë të parë në Republikën e Kosovës, nëpërmjet Programit Nacional për Rininë, të gjithë nxënësit, pa dallim, nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën kanë pasur mundësinë që të shfaqin talentet e veta nëpër kategori të ndryshme të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik.

Nga kjo garë nacionale dhe gjithëpërfshirëse, për herë të parë në Kosovë vetëm për garën në nivelin e shkollës kemi 14,800 fitues nga 29 komuna pjesëmarrëse.

Të gjithë nxënësit fitues të vendit të parë do të shpërblehen me certifikatë e cila ka një dedikim të veçantë nga shkrimtari Ismail Kadare.

Gjithë kjo punë sigurisht se është bërë e mundur falë punës dhe përkushtimit të Drejtorive Komunale të Arsimit, mësimdhënësve, si dhe shumë akterëve tjerë për zbatuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/86 si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave, e mbi të gjitha, për t’i dhënë hapësirën e merituar të gjithë nxënësve në sistemin parauniversitar.

Ditëve në vijim do të publikohen listat e fituesve për komunat tjera.

KOMUNA E GJAKOVËS

KOMUNA E FUSHË KOSOVËS

KOMUNA E KAÇANIKUT

KOMUNA E KAMENICËS

KOMUNA E JUNIKUT