Publikohen imazhet e nëndetëses së shkatërruese ruse, që u godit nga ukrainasit me raketat Storm Shadow

Në rrjetet sociale janë shfaqur fotografitë, që pretendohet se tregojnë nëndetësen e shkatërruar ruse në një sulm të javës së kaluar të organizuar nga ukrainasit.
“Fotografitë shfaqin pasojat e sulmit raketor ukrainas me Storm Shadow mbi nëndetësen ruse Pr. 636.3 Rostov-o-Don në Sevastopol”, thuhet përbri fotografive të postuara, transmeton Telegrafi.
Duke marrë parasysh natyrën e dëmtimit që shohim, raketa goditi nëndetësen me efekt shkatërrues”, shkruan ata në profilin e Ukraine Weapons Tracker.
Për këtë sulm fillimisht u raportua nga ukrainasit, ndërsa rusët tentuan ta fshehin duke thënë se një anije ka pësuar dëmtime të vogla dhe se mund të riparohet.
Megjithatë pamjet e publikuara disa orë pas sulmit, shfaqin nëndetësen dhe anijen ruse që goditet nga raketat britanike Storm Shadow. /Telegrafi/



















































