LAJMI I FUNDIT:

Publicisti Dervish Hima, më 1908: Shqiptarët kërkojnë përmbushjen e premtimeve të xhonturqve

Publicisti Dervish Hima, më 1908: Shqiptarët kërkojnë përmbushjen e premtimeve të xhonturqve

“Journal des débats politiques et littéraires”, ka botuar të shtunën e 5 shtatorit 1908, në faqen e dytë, shkrimin e gazetës “Neue Freie Presse” në lidhje me deklaratat e Dervish Himës, patriotit dhe publicistit të njohur shqiptar.

“Redaktori i ‘Albania’-s në Bruksel, Dervish Hima i cili, gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri kaloi në Vjenë, botoi në ‘Neue Freie Presse’ një artikull ku përshkruan me hollësi historinë e lëvizjes në Shqipëri dhe tregon se sukseset që arritën xhonturqit, mund të arriheshin kryesisht vetëm me ndihmën efektive të shqiptarëve.


Aktualisht, shqiptarët kërkojnë përmbushjen e premtimeve që u janë bërë nga xhonturqit përpara shpërthimit të lëvizjes, përkatësisht: që Shqipëria të jetë e shqiptarëve nën sovranitetin turk. Mbi të gjitha, ata përpiqen të sigurojnë që gjuha shqipe dhe kombësia të njihen nga qeveria, që shqiptarët e tre besimeve fetare të kenë të njëjtat të drejta, që organizimi i brendshëm i Shqipërisë të bëhet në bazë të decentralizimit dhe që Kisha Ortodokse shqiptare të jetë autonome. Ata dëshirojnë gjithashtu që brigjet shqiptare të Adriatikut të emancipohen nën ndikimin në rritje të Italisë; Shqiptarët duan të krijojnë një parti kombëtare që përfshin tri besimet, e cila do të duhet të vazhdojë veprimtarinë e kryer deri më tani të realizuar nga Komiteti i Brendshëm dhe i Jashtëm.” /Darsiani/

Në trend Kultura

Më shumë
I kanë thënë të mençurit...

I kanë thënë të mençurit...

Kulture
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Kulture
Barra naziste e familjes sime dhe dhimbja për Gazën

Barra naziste e familjes sime dhe dhimbja për Gazën

Kulture
AJO

AJO

Kulture
Historia 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit

Historia 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit

Kultura
PËRMBLEDHJE

PËRMBLEDHJE

Poezi
Kalo në kategori