LAJMI I FUNDIT:

PTHP Maqedoni: Kreu vjedhje të rënda, paraburgim për 23-vjeçarin nga Shkupi

PTHP Maqedoni: Kreu vjedhje të rënda, paraburgim për 23-vjeçarin nga Shkupi
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Prokuroria themelore publike në Shkup ka ngritur procedurë kundër një 23 vjeçari nga Shkupi, për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer dy vepra penale – Vjedhje e rëndë nga neni 236 paragrafi 1 pika 1 të Kodit Penal.

I dyshuari, në një parcelë private në lagjen Radishani, me dhunë ka hyrë në një objekt të mbyllur, i rrethuar me rrjetë dhe ka marrë një betonier, rimorkio, karroca ndërtimi, vegla pune, pajisje elektroshtëpiake dhe sende të tjera, duke fituar dobi pasurore të kundërligjshme prej rreth 60.000 denarë dhe duke shkaktuar dëm shtesë në pronë prej rreth 5.000 denarë. Më 20 mars, sendet e vjedhura i ka shitur në një kompani për blerje mbetjesh.


Më 9 prill, i dyshuari ka kryer një vjedhje tjetër të rëndë pikërisht në mbeturinat ku ka shitur sendet e konfiskuara. Ai ka hyrë përmes rrethojës mbrojtëse duke marrë më pas 200 kilogramë armaturë hekuri me gjatësi të ndryshme dhe sende të tjera, nga të cilat ka fituar 40.000 denarë. Më pas është larguar menjëherë nga vendi, por vjedhja është regjistruar nga kamerat e sigurisë të vendosura në objekt.

Duke qenë se bëhet fjalë për një person i cili ka qenë i dënuar disa herë më parë për vjedhje të rëndë, prokurori publik kompetent ka vlerësuar se ekziston rrezik për arratisje dhe se ka nevojë për sigurimin e pranisë së tij gjatë procedurës, prandaj në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori