LAJMI I FUNDIT:

PTHP ka filluar procedurë gjyqësore kundër hetuesit të PSP-së

PTHP ka filluar procedurë gjyqësore kundër hetuesit të PSP-së

Prokuroria Themelore Publike ka hapur procedurë kundër hetuesit A.L. të Prokurorisë Speciale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

A.L. të premten ka fotografuar objektin për të cilin kishte indikacione se është në pronësi të ish-shefit të policisë sekrete, Sasho Mijallkov.


Personi ka ikur, por nuk ka dashur të legjitimojë procedurat dhe kompetencat që i kishte, thonë nga Prokuroria publike.

Sipas prokurorisë, personi (hetuesi A.E. detektiv privat nga Berova) nuk kishte pasur asnjë urdhëresë nga gjykata për të regjistruar dhe për këtë arsye është thirrur në intervistë policore në stacionin policor Qendër në Shkup, ku rasti është dokumentuar.

Pas ndërhyrjes së prokurorisë speciale publik, Katica Janeva, më vonë hetuesi është liruar nga Qendra e stacionit policor.

Hetuesi ka dhënë një deklaratë se kjo ishte detyra që ka vepruar me urdhër të Janevës. /Telegrafi/