LAJMI I FUNDIT:

PSP: Ligji për dëshmitarët, kusht për Sopotin

PSP: Ligji për dëshmitarët, kusht për Sopotin

Këshilli i prokurorëve publik deri në fund të vitit do të thirr mbledhje ku do të vendos nëse rasti “Sopoti” do t’i takojë Prokurorisë Speciale Publike ose jo. Këtë e konfirmoi vetë kryetari i këtij këshilli, Petar Anevski, transmeton Alsat-M.

“Deri në fund të këtij muaji do të thirret mbledhja në të cilën do të vendosim për lëndën “Sopoti”, u shpreh Petar Anevski, Kryetar i Këshillit të prokurorëve publik. Meqenëse Prokuroria Publike nuk iu përgjigj PSP-së dhe lëndën e dërgoi në Këshillin e prokurorëve dhe përderisa afati 8 ditor i garantuar me ligj ka skaduar prej kohësh, PSP me ligj e ka të garantuar të kërkojë ndihmë dhe bashkëpunim juridik ndërkombëtar. Këshilli i Prokurorëve publik përbëhet nga 11 anëtarë. Që lënda të kalojë në duart e Katica Janevës, nevojiten 6 vota pro. Deri më tani nënkryetari i këshillit Arbër Isaku dhe anëtari Mexhit Jusufi kanë dalë me qëndrimin se lënda “Sopoti” duhet t’i jepet PSP-së. Prokuroria Speciale Publike më 4 nëntor kërkoi nga Prokuroria publike lëndën “Sopoti” me qëllim që të vërtetohet nëse e njëjta mund të jetë pjesë e hetimeve të PSP-së ose jo. Kërkesën e saj specialja e bazon në Nenin 2 paragrafi 1 dhe Nenin 11 paragrafi 2 të ligjit për Prokurorinë Speciale. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Lajme
Rezoluta për Srebrenicën, Kamberi: Grusht i fortë për politikën e Vuçiqit

Rezoluta për Srebrenicën, Kamberi: Grusht i fortë për politikën e Vuçiqit

Lajme
Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Politikë
Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Lajme

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Kalo në kategori