PSP-ja: Janë shkelur procedurat parahetimore për dëshminë e më shumë personave në Ohër


Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka njoftuar se është shkelur fshehtësia e procedurës parahetimore për të cilën në SPB të Ohrit janë ftuar më shumë persona në cilësinë e dëshmitarëve për të dhënë deklaratën e tyre për procedurat hetimore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
PSP-ja bën të ditur se sipas Kodit penal, çdo tentim për ndikim mbi dëshmitarët është vepër penale, kurse personat të cilët janë ftuar si dëshmitarë janë të obliguar që të paraqiten në procedurë dhe të ndihmojnë me deklaratën e tyre në vërtetimin e fakteve për të cilat janë ngritur procedura parahetimore ose hetimore.
PSP-ja distancohet nga çfarëdo shpekulimi politik dhe thekson se detyrën zyrtare prokurorët e PSP-së e kryejnë sipas ligjit dhe në drejtim të vërtetimit të të vërtetës në procedurat që udhëhiqen./Telegrafi/




































