LAJMI I FUNDIT:

PSP-ja heton rastin e televizionit A1

PSP-ja heton rastin e televizionit A1

Prokuroria speciale publike ka dërguar kërkesë për të dhënat e televizionit të mbyllur A1.

Në rrjetet social qarkullon një dokument me të cilin PSP-ja, siç thuhet, për qëllime zyrtare kërkon nga drejtuesi i falimentimit që t’ju dorëzojë plane të termineve dhe plane mediatike për blerje të shërbimeve – blerje të termineve për transmetim të videove, fushatës, kumtesave dhe incizime tjera video ku porositës është Qeveria ose person tjetër juridik, për nevojat e Qeverisë.


PSP-ja e kërkon tërë dokumentacionin kontabilistik dhe afarist për marrëdhëniet e cekura afariste ndërmjet televizionit dhe Qeverisë dhe ndërmjet televizionit dhe personave juridik.

Në dokument theksohet se të dhënat e kërkuara janë në lidhje me periudhën 2008-2015./Telegrafi/