PSP: Dy personat që kanë qasje në sistemin e DSK-së janë jashtë shtetit
Gjatë konferencës së sotme të PSP-së prokuroret, Lençe Ristovska dhe Fatime Fetai, deklaruan se të vetmit persona që kanë qasje në pjesën teknike të DSK-së, nuk janë në shtet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Akoma nuk jemi futur në sistem, nga DSK-ja na njoftuan se ata dy persona do të kthehen gjatë këtyre ditëve dhe shpresojmë se atëherë do të kemi qasje në sistem”, deklaroi prokurorja Lençe Ristovska.
Ata deklaruan se ky është sistem i ri nga marsi i 2015 dhe duhet të kontrollohet që të mund të vërtetohet se a janë bërë keqpërdorime së sistemin e vjetër.
PSP-ja deklaroi se detaje tjera të hetimit nuk mund të jepen për shkak të interesit të hetimit por insistuan në respektimin rigoroz të informacioneve të klasifikuara. Ristovska gjithashtu tha se bashkëpunimi me DSK-në është shumë i vështirë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251