Psikologu konfirmon: Janari është muaji më i rëndë për ndryshime, koha ideale për marrje vendimesh është pranvera
Fillimi i vitit zakonisht është kohë e vendimeve dhe shumica e njerëzve në janar marrin vendime. Mirëpo, një numër i madh njerëzish shpejt heqin dorë
Tim Bono, psikolog në Universitetin e Washingtonit në St. Louis thekson që vendimet është më mirë t’i merrni në pranverë sesa në janar, transmeton Telegrafi.
Në të vërtetë, pranvera me vete sjell edhe humor më të mirë, për dallim nga janari i ftohtë dhe depresiv.
“Ndoshta duhet të harrojmë që janari është koha më e mirë për marrje të vendimeve. Ndoshta ky është muaji më i vështirë për ndryshime”, ka thënë dr. Bono dhe ka shtuar që koha e ftohtë vështirëson arritjen e qëllimeve të dëshiruara.
Gjithashtu konsideron që “rënia” e humorit e cila vjen pas festave nuk është assesi zgjedhje e mirë për ndryshime. Kjo mund të thotë më pak motivim për vendime të reja.
Bono ka sqaruar se madje edhe ata të cilët jetojnë në kushte më të ngrohta klimatike kanë probleme me marrjen e vendimeve, sepse dimrit ditët janë më të shkurtra.
– Shpesh nënvlerësojmë sa mund të ndikojë te ne drita e diellit. Ditët e para të janarit janë ditët më të shkurtra të vitit. E dimë që drita e diellit kur hyn në sistemin e shikimit aktivizon rrathët e neuroneve të cilat janë të lidhura me gjendje të shumta psikologjike.
“Disa njerëz dalin nga shtëpia nëpër errësirë kur shkojnë në punë, ndërsa në shtëpi sërish kthehen nga puna nëpër errësirë. Kufizimi i dritës së diellit mund të ndikojnë në mirëqenien tonë të përgjithshme edhe në nivel energjie”, thekson Bono.
“Vetëm kujtoni të gjitha ato që veprojnë kundër jush në atë kohë të vitit. Nuk ka asgjë të keqe të prisni disa muaj kur rrethanat të jenë më të mira dhe më të përshtatshme për të marrë vendime”, përfundon Bono. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel