LAJMI I FUNDIT:

Psikologia Bajraktari që merret me personat e dënuar në Austri: Puna profesionale e çdo femre sjellë suksese

Psikologia Bajraktari që merret me personat e dënuar në Austri: Puna profesionale e çdo femre sjellë suksese

Padyshim se për Ganimete Bajraktarin, të merresh me personat e dënuar, zakonisht me burra, të cilët kanë probleme apo sëmundje psikike, e që finalizimi kësaj pune është risocializimi i tyre në shoqëri, është punë që ka shumë përgjegjësi, sfida, por për të gjithë këta njerëz, që kanë rënë ndesh më ligjin, meritojnë të risocializohen dhe të kthehen si qytetarë në shërbim të komunitetit.

Ky ballafaqim profesional, sipas saj, nuk është i lehtë, por pjesë e punës së saj, në mënyrë që kjo kategori mos të jenë barrë e familjes dhe shoqërisë, pasi që çdo njeri e ka të drejtën, që të jetë i pavarur në jetë.


Në një intervistë për Telegrafin, psikologia Bajraktari, thotë se ky profesion si çdo profesion tjetër, ka përparësitë e veta, edhe pse për të, është profesion human.

“Njeriu më prezencën e vetë e pasuron shoqërinë, ka të tillë që gjatë rrugëtimit jetësor bien në kundërshtim më normat shoqërore, për këtë edhe përjetojnë ndëshkimin. Edhe kjo kategori ka nevojë për përafrim. Puna profesionale sjellë suksese dhe këta njerëz i kthejnë në jetë normale. Në Qendra Korrektuese, janë të ndarë femrat nga meshkujt. Unë jam në repartin e burrave”, tha mes tjerash në intervistën për Telegrafin, e cila punon në  Qendrën Korrektuese në Austri, dhe është femra e parë shqiptarja në këtë profesion.

Me studimet e përfunduara për Matematikë në Kosovë, dhe në Austri me dy fakultete tjera të përfunduara, njëri për menaxhimin e sëmundjeve psikike, dhe tjetri për atë neurologjike,  Bajraktari thekson se është interes, që për shëndetin e tërësishëm shoqëror, këto trajtime të jenë prezentë edhe në Kosovë.

“Në jetë përpos angazhimit të përditshëm, duhet të ndjekim ëndrrat tona. Ata që nuk ëndërrojnë, kalojnë pa u vërejtur në këtë jetë. Prandaj, porosia ime është: ‘Çdo femër duhet të braktisë frikën dhe dyshimin. Duhet të rrisin besimin. Dyshimi është vrasës, besimi është shpëtim’, tha ajo.

Telegrafi: Znj. Bajraktari, pas shumë vështirësive, sfidave, përpjekjeve dhe angazhimeve, keni arritur majat e suksesit në profesionin tënd, që shumë rrallë bëhet nga femrat. Na tregoni pak për rrugëtimin tënd drejt suksesit?

Ganimete Bajraktari: Ne, si njerëz jemi këtu në një mision. Për të arritur një qëllimi, kuptohet se kërkohen sfida. Unë si person, për nga natyra jam jashtëzakonisht sfiduese. Nuk e di a mund të flitet për maja të suksesit, por për mua si grua dhe mërgimtare, ka qenë një angazhim maksimal. Në shekullin që jetojmë, në fakt nuk duhet të ketë hapësirë për ndarje të profesioneve për femra ose meshkuj. Jam ithtarë e aspiratave të veçanta të çdokujt, pa dallim.

Telegrafi: Punoni në Qendrën Korrektuese në Austri, dhe jeni femra e parë shqiptarja në këtë profesion. Çka do të thotë kjo për ju?

Ganimete Bajraktari: Gjatë specializimit kemi qenë femra dhe meshkuj bashkë. Për hapësirën ku jetojmë, nuk ka dallim në gjini rreth këtij profesioni. Unë shpresoj që pas meje, do të pasojnë edhe shumë femra të tjera shqiptare këtu në Austri, apo kudo që jetojnë, pse jo edhe në Kosovë.

Telegrafi: Puna juaj ndërlidhet me rehabilitimin psikologjik të të dënuarve, të burrave në veçanti, të cilat kanë çrregullime psikike. Si femër, sa është i vështirë ky profesion?

Ganimete Bajraktari: Ky profesion si çdo profesion tjetër, ka përparësitë e veta. Për mua është profesion human. Njeriu më prezencën e vetë e pasuron shoqërinë, ka të tillë që gjatë rrugëtimit jetësor bijën në kundërshtim më normat shoqërore, për këtë edhe përjetojnë ndëshkimin. Edhe kjo kategori ka nevojë për përafrim. Puna profesionale sjellë suksese dhe këta njerëz i kthejnë në jetë normale. Në Qendra Korrektuese, janë të ndarë femrat nga meshkujt. Unë jam në repartin e burrave.

Telegrafi: Keni mbaruar dy fakultete, dhe shkollën profesionale – EMAAOS, dhe jeni specializuar në menaxhimin e sëmundjeve psikike dhe neurologjike, të cilat dallojnë njëra prej tjetrës. Ku qëndron dallimi në menaxhimin e këtyre sëmundjeve?

Ganimete Bajraktari: Pasi përfundova studimet për Matematikë në Kosovë, u detyrova të emigrojë, dhe atje filloi faza tjetër e shkollimit. Në Austri, unë i kam të përfunduar dy fakultete, njëri për menaxhimin e sëmundjeve psikike, dhe tjetri për atë neurologjike. Sëmundjet neurologjike trajtohen në qendrat tjera. Ato kanë të bëjnë më së shumti me paralizat e ndryshme fizike. Prandaj, është interes, që për shëndetin e tërësishëm shoqëror, këto trajtime të jenë prezentë edhe në Kosovë. Personat e dënuar, në raste të caktuara e kane vështirë të përshtatën më rregulla shtëpiake.

Si rezultat i kësaj, pason depresioni dhe shkalla e lartë e çrregullimeve. Këtu fillon aktiviteti im profesional. Këto çrregullime duhet të menaxhohen. Kjo punë kërkon aktivitet ekipor. Ndjehem mirë, kur angazhimi dhe menaxhimi efikas tregojnë rezultate. Specializimet e mia, përpos anës profesionale, bartin edhe ëndrrën time, që këto përvoja t’i bartë edhe në vendlindjen time (Kosovën)!

Telegrafi: Të merresh me personat e dënuar, zakonisht me burra, të cilët kanë probleme apo sëmundje psikike, e që finalizimi i punës suaj është risocializimi i tyre në shoqëri, është punë që ka shumë përgjegjësi, por edhe sfida.

Ganimete Bajraktari: Të gjithë këta njerëz, që një moment kanë ra ndesh më ligjin, meritojnë të risocializohen dhe të kthehen si qytetarë në shërbim të komunitetit. Ky ballafaqim profesional nuk është i lehtë, por pjesë e punës sime, në mënyrë që kjo kategori mos të jenë barrë e familjes dhe shoqërisë. Çdo njeri e ka të drejtën, që të jetë i pavarur në jetën e vetë.

Telegrafi: Meqë profesioni juaj është shumë specifik, cila është porosia e juaj për të rinjtë, sidomos për femrat shqiptare, në mënyrë që edhe ato ta ndjekin ëndrrën e tyre drejt suksesit, në profesionin që ata dëshirojnë?

Ganimete Bajraktari: Në jetë përpos angazhimit të përditshëm, duhet të ndjekim ëndrrat tona. Ata që nuk ëndërrojnë, kalojnë pa u vërejtur në këtë jetë. Prandaj, porosia ime është: “Çdo femër duhet të braktisë frikën dhe dyshimin. Duhet të rrisin besimin. Dyshimi është vrasës, besimi është shpëtim”.

Telegrafi: Për gjashtë vjet rresht, keni kontribuuar në Kosovë me projekte të ndryshme, zakonisht për femrat dhe gratë që nuk kanë pasur mbështetje jo vetëm familjare, por edhe institucionale. Na tregoni pak me këtë veprimtari tuaj?

Ganimete Bajraktari: Angazhimi im në Kosovë është vete jeta ime. Këtu ndjehem e fortë, ndjehem e lirë, ndjehem e frymëzuar, ndjehem e privilegjuar. Lirinë që e kisha unë, desha ta bart edhe të shumë gra të tjera shqiptare.

Telegrafi: Rëndësi të duhur i keni kushtuar edhe personave me nevoja të veçanta, sidomos kategoria e fëmijëve të prekur me Autizëm dhe Doën Sindrom. Më konkretisht, çfarë keni bërë për këtë kategori të shoqërisë? 

Ganimete Bajraktari: Erdha në Kosovë (2014) bashkë më ekspertet austriak. Filluam të bëjmë një analizë profesionale. Identifikuam 25.000 persona me nevoja të veçanta (psikike). Për këtë aktivitet, themeluam shoqatën “Jeta buron“. Qëllimi ishte tê vendosim 250 persona në fillim. Por, institucionet nuk na ndihmuan, për mos më thënë na penguan. Kështu, që pas zhvatjeve të institucioneve përkatëse nacionale e lokale si dhe shantazheve të militantëve, u detyruam të rikthehen fondet bashkë me mua në Austri.

Unë si Ganimete, edhe pse u pengova në këtë aktivitet, nuk u ndala. Vendosa aktivitetin të drejtoj të një kategori tjetër. Femra e mbyllur brenda katër mureve sjellë dhembje për mua, prandaj vendosa këtë energji të drejtoj të kjo kategori. Deri më tani kemi bërë aftësimin profesional të 300 femrave për rrobaqepësi, sidomos në anën e Drinit. Por, njëkohësisht edhe një trajnim të shoqërisë demokratike. Një falënderim te veçantë e kam për miqtë austriakë, që kurrë nuk më ndahen në aktivitetin tim, për mërgimtarët tonë(sidomos nga SHBA) dhe kryetarin e komunës së Rahovecit Smajl Latifin për ndihmën e ofruar.

Telegrafi: Cilat janë planet tuaja për të ardhëm, dhe njëkohësisht me cilat projekte do të merreni?

Ganimete Bajraktari: Unë nuk ndalëm, do te vazhdoj me ndihma humanitare,me përgatitjen e femrave në profesione dhe mbi të gjitha do të rrugëtoj drejtë ëndrrës time, për të ndërtuar disa qendra në Kosovë, për sistemim, rehabilitim dhe profesionalizim të personave me nevoja të veçanta. Dua ta potencoj faktin se është po ashtu qëllim i imi, që dhuntia specifike e kësaj kategorie të mund të shfrytëzohet për ngritjen e kapacitetit zhvillimor të vendit.

Telegrafi: Jeni edhe bashkëthemeluese e Forcës së Diasporës. Na tregoni pak më shumë për idenë, qëllimin dhe pritshmëri të që keni për FeD-in?

Ganimete Bajraktari: Angazhimi im në FeD nuk është i rastit. Janë këta mërgimtarë, që më ndihmuan në çdo aktivitet, qoftë humanitar, qoftë profesional, që lidhët më Kosovën. Është fat i madh që në ballë të FeD-it, qëndron Intelektuali i heshtur, tribuni i kombit Mehmet Manovi. Ky njeri, sjellë në sofrën e përbashkët, veprimtarët dhe Intelektualët nga mbar globi. Kosova duhet të ndjehet me fat, që ka një personalitete të tilla. Aty më rrethojnë (FeD): Avni Dervishi, Shpresa Xhakli, Abdyl Konjuhi, Pashko Camaj, Fatmir Osmani, Hanife Kryeziu, Gresa Ahmetaj, Ilir Seferaj…dhe mijëra mërgimtarë të shkëlqyeshëm. /Telegrafi/Lumturije BEKAJ/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori