LAJMI I FUNDIT:

PSG ia ofron Newcastles shërbimet e Neymarit

PSG ia ofron Newcastles shërbimet e Neymarit

Paris Saint-Germain po shikon çdo rrugë të mundshme për të larguar Neymarin nga Parc des Princes.

Ylli brazilian nuk ka arritur asnjëherë të përmbush potencialin që e kishte te Barcelona, andaj duket se kjo verë do të jetë e fundit për të në Paris.

Sipas asaj që raporton TEAMtalk, PSG dëshiron ta shesë lojtarin më të shtrenjtë në botë, pasi për të pagoi 222 milionë euro në verën e vitit 2017 te Blaugranasit.


PSG me lajm tronditës për Messin, Neymarin dhe Mbappen
Lexo po ashtu PSG me lajm tronditës për Messin, Neymarin dhe Mbappen

Sipas mediumit, klubi francez është në bisedime me klube si Chelsea, Manchester United, Manchester City, Liverpool dhe Newcastle.

Por, klubi ku ai mund të përfundojë dhe që mund të paguajë shifër të lartë për të, është Newcatle.

PSG e dërgon Neymarin në Katar për operim
Lexo po ashtu PSG e dërgon Neymarin në Katar për operim

Klubi është nën pronësinë e sheikëve nga Arabia Saudite dhe një emër i madh si i brazilianit mund të bënte që edhe emra të tjerë të ndjekin rrugën e tij.

Kjo verë do të jetë përcaktuese për Neymarin, pasi PSG është duke përgatitur revolucion të thellë në skuadër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Premier League
Federata Spanjolle e Futbollit aprovon ligjin ‘anti-Pique’

Federata Spanjolle e Futbollit aprovon ligjin ‘anti-Pique’

La Liga
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Kalo në kategori