Paris Saint-Germaini e ka fituar derbin klasik francez kundër Olimpique de Marseille me rezultat 3-1.

Rezultati u zhbllokua në fund të pjesës së parë (45'+2) me golin e Kylian Mbappe, i cili u asistua nga Angel di Maria.


https://www.dailymotion.com/video/x74du2y

Me të filluar pjesa e dytë (49'), rezultati u barazua, ndërsa golashënues ishte Valere Germain. Mirëpo, më pas vazhdoi spektakli i Di Marias. Argjentinasi i shënoi dy gola (55' dhe 66') për të vulosur triumfin e skuadrës së tij.

Golin e parë personal e shënoi (55') falë asistimit nga Thilo Kehrer, kurse në të dytin ishte fantastik nga gjuajtja e lirë (66').

Paris Saint-Germaini është pa konkurrencë në krye të tabelës me 77 pikë (dhe një ndeshje më pak të zhvilluar). Përcjellësi i parë, Lille, ndodhet 20 pikë prapa.

Marseille është gjashtë pikë prapa pozitës së tretë që dërgon në Ligën e Kampionëve dhe ky do të jetë objektivi i kësaj skuadre deri në fund të sezonit.

Në xhiron e radhës, PSG luan në udhëtim te Toulouse, kurse Marseille është nikoqir i Angers. /Telegrafi/

telegrafi sport app