Njëri nga lojtarët më të besuar të Hansi Flick po lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona, ndërsa Paris Saint-Germain po e ndjek nga afër situatën e kontratës së tij.

Në prag të përballjes së së mërkurës në Ligën e Kampionëve mes Barcelonës dhe PSG-së, një nga temat më të përfolura ka qenë e ardhmja e mbrojtësit Eric Garcia.


Garcia, i cili iu bashkua gjigantëve katalanas si lojtar i lirë nga Manchester City në vitin 2021, fillimisht shihej si një opsion rotacioni nën drejtimin e Xavit dhe u huazua te Girona për sezonin 2023/204.

Por spanjolli po shkëlqen nën drejtimin e Hansi Flick, dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re.

Si pasojë e formës së tij të mirë, Barcelona po planifikon t’i zgjasë kontratën deri në vitin 2030, por ka interes edhe nga klube të tjera.

Sipas SPORT, PSG-ja e Luis Enriques po ndjek nga afër ecurinë e bisedimeve për rinovimin e kontratës dhe, nëse marrëveshja nuk finalizohet së shpejti, mund të nisin negociatat me Garcia brenda tre muajve të ardhshëm.

Megjithatë, përparësia e Garcias mbetet qëndrimi te Barcelona.

Siç u përmend më sipër, Garcia iu bashkua Barcelonës si transferim i lirë nga Manchester City në vitin 2021, me klubin katalanas që përfshiu një klauzolë lirimi prej 400 milionë eurosh në kontratën pesëvjeçare.

Që atëherë, ai ka bërë mbi 100 paraqitje me fanellën blaugrana, megjithëse në një moment e ardhmja e tij u vu në dyshim, kur iu bashkua Gironës me huazim për një sezon në vitin 2023./Telegrafi/

telegrafi sport app