Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen javën e kaluar propozoi ndërprerjen graduale të importeve të naftës së papërpunuar ruse brenda gjashtë muajve dhe produkteve të rafinuara deri në fund të vitit, për të hequr kontinetin nga varësia e saj nga karburantet fosile ruse dhe për të ndërprerë një burim fitimprurës që padyshim ndihmon në financimin e luftës së Rusisë.
Por, Qeveria nacionaliste e Hungarisë – një nga qeveritë më miqësoret me Moskën në BE – këmbëngul se nuk do të mbështesë asnjë sanksion që synon ndalimin eksporteve ruse të energjisë. Hungaria është shumë e varur nga nafta dhe gazi rus dhe thotë se bojkoti i naftës në BE do të ishte një “bombë bërthamore” për ekonominë e saj dhe do të shkatërronte “furnizimin e qëndrueshëm me energji”.
Von der Leyen bëri një udhëtim të papritur në kryeqytetin e Hungarisë për negociata me kryeministrin Viktor Orban, në përpjekje për të shpëtuar propozimin, por ende nuk është arritur një marrëveshje.
Çfarë po thotë Hungaria?
Qeveria e Hungarisë ka këmbëngulur se do të bllokojë çdo propozim sanksionesh të BE-së që përfshin energjinë ruse, duke e quajtur atë një “vijë të kuqe” që është në kundërshtim me interesat e Hungarisë. Hungaria merr 85 për qind të gazit natyror dhe më shumë se 60 për qind të naftës nga Rusia.
Orban, i konsideruar gjerësisht një nga aleatët më të afërt të presidentit rus Vladimir Putin, në BE, ka mbështetur pa dëshirë sanksionet e mëparshme të BE-së ndaj Moskës, duke përfshirë një embargo ndaj qymyrit rus. Por, ai ka argumentuar se lëvizje të tilla dëmtojnë bllokun më shumë sesa Rusinë.
Që nga marrja e pushtetit në vitin 2010, Orban ka thelluar varësinë e Hungarisë nga energjia ruse dhe është shprehur se gjeografia dhe infrastruktura energjetike e saj e bëjnë të pamundur heqjen dorë nga nafta ruse.
“Ne thamë se sanksionet ndaj qymyrit janë në rregull, sepse ato nuk prekin Hungarinë; por tani me të vërtetë kemi arritur një vijë të kuqe, një vijë të dyfishtë, sepse embargoja e naftës dhe gazit do të na shkatërronte”, tha Orban.
Vendi pa dalje në det nuk ka port detar për të marrë dërgesat globale të naftës dhe duhet të mbështetet në tubacione. Plus, një program kryesor i Qeverisë hungareze për të reduktuar faturat e shërbimeve varet nga kostoja relativisht e ulët e lëndëve djegëse fosile ruse dhe është një faktor kryesor që mbështet mbështetjen e brendshme politike të Orbanit.
Shndërrimi i rafinerive dhe tubacioneve të naftës të Hungarisë për të përpunuar naftë nga burime joruse do të zgjaste pesë vjet dhe do të kërkonte një investim masiv, tha Orban. Kjo do të nxiste më tej çmimet e larta të energjisë, duke çuar në mbyllje dhe papunësi, shtoi ai.
A ka shans për kompromis?
Përveç Hungarisë, Sllovakia dhe Republika Çeke po kërkojnë prej vitesh të heqin dorë nga nafta ruse. Komisioni Evropian ka thënë se është i gatshëm të ndihmojë vendet që janë veçanërisht të varura nga nafta ruse.
“Ne e pranojmë se Hungaria dhe vendet e tjera që janë pa dalje në det dhe kanë varësi të konsiderueshme energjetike nga furnizimet me naftën ruse janë në një situatë shumë specifike që kërkon që ne të gjejmë zgjidhje specifike”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer.
Mamer tha se Hungaria ka “shqetësime legjitime” në lidhje me furnizimet me naftë dhe se një ndërprerje e naftës ruse mund të përfshijë “afate kohore të diferencuara që korrespondojnë me situata të ndryshme të vendeve specifike”.
“Ky është padyshim një nga mundësitë sepse padyshim nëse po flisni për investime në përmirësimin e infrastrukturës, ju duhet kohë”, tha Mamer.
Ai nuk specifikoi se cilave vende mund t’iu ofrohet zbatimi i vonuar i një embargoje të naftës.
Në një postim në Twitter të hënën, më 9 janar, pas takimit të saj me Orbanin, Von der Leyen tha se diskutimi kishte qenë “i dobishëm për të sqaruar çështjet që lidhen me sanksionet dhe sigurinë e energjisë” dhe se ishte bërë përparim, por “duhet punë e mëtejshme”.
Presidenti francez Emmanuel Macron bisedoi me Orbanin për “garancitë” e nevojshme për disa shtete anëtare, si Hungaria, që “janë në një situatë shumë specifike në lidhje me furnizimet e tubacioneve nga Rusia”, tha zyra e presidentit francez.
Çfarë duhet të fitojë Hungaria?
Bllokimi i paketës së sanksioneve mund të përdoret si levë në një konflikt të veçantë midis Budapestit dhe BE-së.
Blloku ka ndaluar disa fonde për rimëkëmbjen e Hungarisë nga pandemia për shkak se ka parë masa të pamjaftueshme kundër korrupsionit dhe po ashtu ka nisur një proces për të ndaluar mbështetjen e mëtejshme për shkak të shkeljeve të parimeve të sundimit të ligjit të BE-së.
Hungaria është akuzuar për kthim prapa në raport me vlerat demokratike duke ushtruar kontroll të tepruar mbi gjyqësorin, duke mbytur lirinë e medias dhe duke mohuar të drejtat e personave të komunitetit LGBT.
Qeveria e Orban i mohon akuzat dhe argumenton se dënimet e BE-së janë të motivuara politikisht.
Por, me ekonominë e Hungarisë që përballet me inflacion të lartë dhe me një deficiti të madh buxhetor, asaj do t’i nevojiten ato para të BE-së për një rimëkëmbje ekonomike.
Derisa zyrtarët e BE-së negociojnë me Hungarinë për të fituar mbështetjen e saj për sanksionet ndaj energjisë ruse, lirimi i fondeve të mbajtura peng mund të shërbejë si një mjet pazaresh. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë