LAJMI I FUNDIT:

Pse vera është veçanërisht e rëndësishme për gratë

Pse vera është veçanërisht e rëndësishme për gratë

Femrat janë përpara kur vjen puna për të shijuar verën. Janë shijuese më të ndjeshme. Janë Perëndeshat e hershme dhe Triumfi i tyre i mëvonshëm. Një gotë në ditë që forcon kockat tuaja, ju jep më shumë dashuri dhe jetoni më gjatë me zgjuarsi dhe lumturi

Rexhep Kryeziu, ekspert i verëtarisë, Zvicër
Dr. Avni Kryeziu, reumatolog, QKUK, Prishtinë

Është sigurisht një spektakël i veçantë kur vajzat e reja futen zbathur në rrush, shtypin rrushin dhe përgatisin lëngun e rrushit për fermentim / tharmim. Pra, edhe pse sot nuk jetojmë në antikitet, por në shekullin e 21-të, është nostalgjike të bësh verë si në kohët e lashta.


Vajzat e bukura, të veshura me tribale pune pantallona xhins, bluzë hiri dhe xhaketë sportive, modele simpatike – ndihmojnë gjithashtu në hardhi – në vjeljen e rrushit të pjekur.

Gruaja dhe vera: Këtu nuk bëjmë bujë të madhe gjinore

Kur bëhet fjalë për verën, gratë në fakt kanë një avantazh. Thjesht për sa i përket shëndetit, ato kanë gjithashtu më shumë kujdes, gjë që nuk dihet ende, megjithëse gratë përndryshe janë shumë të ndërgjegjshme për ushqimin, hanë shumë sallatë, gjoks gjeldeti pa yndyrë, toptha orizi vegan – dhe harrojnë të porosisin një Pinot të zi apo Shesh të zi ose një Chardonnay apo Shesh të bardhë me të.

Sipas gjetjeve të fundit, gratë përfitojnë shumë më tepër nga verërat sesa burrat, thjesht për sa i përket kënaqësisë. Në fund të fundit, është vërtetuar se ato janë më të mira në shijimin e verës, kanë një perceptim shumë më të ndjeshëm dhe janë të ndjeshme ndaj nuancave të vogla dhe toneve të shijes, sepse janë të pajisura me sytha shijeje më të ndjeshme se meshkujt. Meshkujt janë gjithashtu të ndjeshëm, por ndaj shijes së trashë – të verërave të forta.

Vera, Ilaçi hyjnor dihet gjithashtu se ka një efekt të madh stimulues në epshin gjithëpërfshirës, por në sasi të moderuar është stimulues i madh dhe, me sa duket, veçanërisht për gratë.

Fakti që gratë dhe burrat reagojnë ndryshe ndaj verës ka të bëjë me përbërësit e verës, disa prej të cilëve veprojnë si hormone dhe për këtë arsye ndikojnë në organizmin femëror ndryshe nga ai mashkullor. Dhe sigurisht alkooli gjithashtu luan një rol, pasi funksionon më shpejt tek femrat – veçanërisht nëse nuk janë aq të interesuar në stërvitje ndaj alkoolit, ose kështu së paku mendojnë femrat profesioniste të verës.

Kjo e bën edhe më të rëndësishme që gratë duhet ta dinë dozën e duhur. Dhe më e rëndësishmja, që ato duhet të pinë verë në sasinë e moderuar, sepse abstinenca (ato që nuk pinë verë) ka pasoja edhe më të rënda për to, për shembull në aspektin e kundër-plakjes, sepse vera u jep femrave vite më të shëndetshme dhe të lumtura të jetës me bukuri dhe pamje më të re se sa për burrat. Kjo nuk është vetëm një dëshirë e mirë për t’u thënë, por e vërtetuar shkencërisht – të dhënat në fakt tregojnë se nga këndvështrimi feminist, kuotat e verës duhet të rriten menjëherë.

Gratë ishin të durueshme vetëm kur bëhej fjalë për shërbimin. Rroli i grave ishte vetëm shërbimi i pijeve. Kjo me sa duket shkoi aq larg sa natyra femërore u reduktua / u përkul në këtë rol nënshtrues. Në Mesjetë, pijet që servireshin ishin madje atribute të gruas.

Në fakt, prej kohësh do të ishte mirë dhe e përshtatshme që ajo të pinte verë vetë – për hir të shëndetit të saj, por edhe për arsye kënaqësie, e jo vetëm të shërbente. Thjesht fiziologjikisht, femrat kanë një avantazh këtu, që sigurisht ka arsye evolucionare. Siç dihet, ato janë shumë më të rëndësishme për njerëzimin në tërësi dhe ekzistencën e tyre të vazhdueshme sesa burrat, prandaj fiziku i grave ka aftësi shumë të veçanta që u japin atyre një pozicion fillestar më të mirë kur bëhet fjalë për verën, për shembull kur bëhet fjalë për perceptimin e nuancave të shijes.

Studimet nga Universiteti Yale në SHBA kanë treguar se gratë kanë më shumë sytha shijeje në gjuhët e tyre dhe më shumë neurone në qendrat shqisore në tru. Gjetja kryesore: “Femrat janë më shpesh supershijuese”.

Natalie Lumpp është një nga somelieret më të njohura dhe më të mira në Gjermani, ajo është një konsulente vere, kolumniste dhe autore. Në një intervistë nga H. U. Grimm për librin e tij “Wein” (Vera) thotë: Kam pasur përvojë gjatë viteve që gratë kanë një sens më të mirë të shijes, sepse burri në restorant shpesh thotë: ‘Kjo është e mirë në shijimin e verës, pyetni gruan time, për shembull, nëse vera ka shije tape apo jo.”

Më tutje zonja Lumpp vazhdon: “Unë mendoj se është për shkak të evolucionit. Sepse dikur femrat duhej të gatuanin. Ato ishin përgjegjëse, përfshirë edhe për shijen dhe kështu gjithmonë kam zbuluar se gratë mund të shijojnë pak më mirë se burrat.”

Nëse vera i bën njerëzit më të pëlqyeshëm, më simpatik, është sigurisht një pyetje pa përgjigje. E sigurt është se ju ngre humorin. Ky ishte një aspekt shumë i rëndësishëm në evolucionin e specieve njerëzore dhe, njerëzit që janë në humor më të mirë, ndoshta duken më të pëlqyeshëm dhe mbi të gjitha, simpatia rritet te femrat me humor, të buzëqeshura dhe plot shëndet.

Vera jo vetëm që rrit gëzimin e jetës në përgjithësi, por edhe dëshirën në veçanti – pra libidon, dëshirën për seks. Kështu ka treguar një studim italian. “Vera e kuqe joshëse, rrit rrahjet e dëshirës”, “Vera e kuqe thuhet se rrit dëshirën për marrëdhënie te femrat”. Këto studime vërtetuan se: gratë që pinin një deri në dy gota verë të kuqe në ditë, ishin dy pikë përpara atyre që pinin pije tjera alkoolike dhe madje katër pikë më përpara se abstenueset për sa i përket kënaqësisë.

Studimet kanë treguar se rreziku i goditjes në tru ra me 15%, rreziku i vdekjes së papritur kardiake ra me 36%, dhe rreziku i diabetit ra me 40% tek gratë që pinin 1 deri në 2 gota verë në ditë në krahasim me gratë abstenuese (që nuk pinë fare verë).

Ndikimi pozitiv i verës është gjithashtu i dukshëm në problemet specifike të grave që mund t’ju lindin gjatë jetës. Për shembull, stabiliteti i kockave. Për arsye hormonale, gratë pas menopauzës dihet se janë të prirura ndaj dobësisë së kockave (osteoporozës), e cila përfundimisht mund të çojë në një qëndrim të përkulur të përhershëm dhe një rrezik në rritje të frakturave. Pirja e verës çdo ditë mund t’ju mbrojë nga kjo. Është vërtetuar se bën që masa kockore të shpërbëhet më ngadalë. Çuditërisht, trupi i njeriut është vazhdimisht i zënë me rinovimin e vetvetes – madje edhe kockat. Pjesët e vjetra të kockave shpërbëhen, treten, transportohen në gjak dhe formohen kocka të reja. Gratë që konsumojnë verë për çdo ditë në doza te moderuara, kanë skeletet e tyre stabile. Gratë abstinente, pas një kohe me moshën kanë kockat e dëmtuara, të paqëndrueshme dhe të pariparueshme.

Rastësisht u vërtetua se vera në doza te moderuara mbron nga rënia intelektuale në disa dimensione: ruan performancën e përgjithshme të njohurive, memorien, pra aftësinë për të ruajtur të dhënat dhe fleksibilitetin në të menduar. Megjithëse një mbidozë padyshim që prek të gjithë – pavarësisht gjinisë – dhe gratë e tolerojnë më pak, kështu që korridori për promovimin e shëndetit është edhe më i ngushtë për to, doza mbrojtëse për performancën mendore ishte çuditërisht e lartë në disa studime, për shembull në studimin italian të Universitetit Katolik të Romës, sipas së cilës edhe gjysmë shishe në ditë ngadalëson rënien mendore (d.m.th ruan memorien). /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Të njohim produktet
Kalo në kategori