LAJMI I FUNDIT:

Pse shumica e logove të dyqaneve të ushqimit të shpejtë janë me ngjyrë të verdhë?

Pse shumica e logove të dyqaneve të ushqimit të shpejtë janë me ngjyrë të verdhë?

A e keni pyetur ndonjëherë veten pse shumica e rrjeteve të dyqaneve të ushqimit të shpejtë kanë të njëjtën ngjyrë të verdhë në logon e tyre? Ndoshta dhe jo, por kjo nuk është rastësi.

Për të blerë diçka të re njerëzit vendosin brenda 90 sekondave dhe një përqindje e lartë i merr këto vendime bazuar te ngjyra, thuhet në disa studime, përcjell Telegrafi.


Por, pse ngjyra e verdhë? Sepse, kjo ngjyrë lidhet me ndjesinë e ngrohtësisë dhe rahatisë, nxit ndjenjën e lumturisë që marrim kur shohim ushqimin e porositur që vjen drejt tavolinës sonë.

Ngjyra luan një rol kryesor, në mënyrën se si egoja jonë i percepton ato. Nëse na pëlqen apo jo, ngjyrat kanë domethënie dhe ne marrim vendime të menjëhershme bazuar tek to. /Telegrafi/