Richard Branson themeloi biznesin e tij të parë, revistën “Student”, pasi u lagua nga shkolla e mesme në moshën 15 vjeç.
Shumë shpejt ai u bë bashkëthemelues i kompanisë diskografike Virgin, që më pas u bë një etiketë e njohur për prodhimet muzikore. Pas 10 vitesh sukses, Branson i braktisi partnerët e tij për t’u bërë pjesë e industrisë së linjave ajrore.
Gati 50 vjet më vonë, Branson është shefi miliarder i Virgin Group, ku me markën e tij aktualisht drejton diku midis 200 dhe 300 prej tyre.
Është pasioni i tij i madh, vizioni dhe cilësitë e udhëheqjes që e bëjnë atë një “ndërmarrës shembull”.
Ai në një intervistë për Business Insider, përcjell Telegrafi, ka treguar filozofinë që ai ka krijuar ose ndihmuar në zhvillimin e kompanive.
Ai di të argëtohet
Ai është i suksesshëm, i pasur dhe ka një karrierë të gjatë sepse ai argëtohet me ato që bën.
“Kënaqësia është një nga përbërësit më të rëndësishëm në çdo sipërmarrje të suksesshme. Nëse nuk argëtoheni, atëherë është koha të hiqni dorë dhe të provoni diçka tjetër”, shkruan Branson në librin e tij “The Virgin Way: Everything I Know About Leadership”.
Ai mbrohet nga dobësitë
“Unë mendoj se në sipërfaqe duket sikur ndërmarrësit kanë një tolerancë të lartë ndaj rrezikut. Por, një nga fazat më të rëndësishme në jetën time është ‘mbro dobësitë'”, thotë Branson.
Kufizimi i dështimeve të mundshme përpara se të ecësh përpara me një ndërmarrje të re është një nga këshillat që i ati i ka mësuar kur ishte vetëm 15 vjeç.
Babai i tij do ta lejonte të largohej nga shkolla për të nisur një revistë, vetëm nëse do të shiste reklamat 4 mijë sterlina për të mbuluar shpenzimet e printimit dhe shtypjes.
Është një strategji që ai përsëriti në vitin 1984, kur kaloi në biznesin ajror me Virgin Atlantic. Branson ishte vetëm në gjendje t’i bindë partnerët e tij të biznesit në Virgin Records që të pajtohen për marrëveshjen edhe nëse biznesi nuk funksiononte siç ishte planifikuar.
Gjatë pesë dekadave të kaluara, Branson, sigurisht ka përjetuar shumë dështime, si Virgin Cola dhe Virgin Clothing.
Por ai është i shpejtë për të realizuar idetë e tij dhe ende më i shpejtë për t’u larguar nga dështimi. Në total, edhe pse Branson njihet se ka filluar rreth 500 kompani, ai gjithashtu ka mbyllur dyqind prej tyre që nuk kanë funksionuar.
Ai është i përqendruar te klienti
“Nëse jeni të fokusuar te klienti, ju mund të krijoni diçka të mrekullueshme, por nuk do të mbijetoni gjatë. Çdo detaj është i rëndësishëm”, thotë Branson.
Branson shkruan në “The Virgin Way” se ai shpesh telefononte në kompanitë e tij, duke luajtur rolin e një klienti me zë të ngjirur për të testuar shërbimet.
Ai thotë se komunikimi është lidhja kryesore me klientin.
Ai është një mjeshtër i delegimit të detyrave
Branson është 69 vjeç dhe vazhdon të skijoj, por kjo nuk do të thotë që ai është një njeri i mbinatyrshëm. Ai vazhdimisht kërkon mënyra të reja për të zgjeruar markën Virgin, i sigurt se edhe njerëzit që e rrethojnë mund t’i bëjnë ëndrrat e tij realitet.
“Këshilla më e mirë që mund t’i jap çdo menaxheri të një kompanie është të gjejnë dikë më të mirë se veten për ndjekur punën hap pas hapi. Më pas çlirojeni veten dhe mendoni për më tepër. Duke lehtësuar veten nga detyrat, unë kam qenë në gjendje të ëndërroj më shumë dhe ta zhvillojë Virgin në drejtime të ndryshme. Kjo zgjidhje ma ka bërë jetën më të bukur”, thotë Branson. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën