Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, prej kohësh një nga liderët më të hapur ruso-skeptikë të Evropës, ka siguruar një mandat tjetër në detyrë pasi Partia e saj Reforma e qendrës së djathtë kryesoi në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës.
Siç kanë raportuar mediat e huaja, me 99 për qind të votave të numëruara, partia e Kallas kishte marrë 31.4 për qind të votave, me partinë e ekstremit të djathtë EKRE në vendin e dytë me 16.1 për qind dhe Partinë e Qendrës, e cila tradicionalisht merr mbështetje të fortë nga pakica etnike ruse e Estonisë – me 15 për qind.
Pjesëmarrja në votime ishte 63.7 për qind, e ngjashme me garën e kaluar.
Dhe Kallas tani do të marrë një pozicion komandues në negociatat e mëvonshme për të formuar një koalicion qeverisës, me qeverinë e saj të re që pritet të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë për Ukrainën ndërsa kjo e fundit i reziston agresionit të vazhdueshëm të Rusisë, përcjell Telegrafi.
Estonia ka qenë ndër mbështetësit kryesorë politik, humanitar dhe ushtarak për Kievin gjatë vitit të kaluar, duke i shtyrë vazhdimisht aleatët e saj të NATO-s dhe Bashkimit Evropian që të thellojnë ndihmën për Ukrainën duke përshkallëzuar izolimin politik dhe sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Moskës.
“Është një lajm shumë i mirë për të gjithë: për Ukrainën, për aleatët tanë”, ka vlerësuar Marko Mihkelson, një anëtar i partisë së Kallas, i cili u rizgjodh për herë të gjashtë në zgjedhjet e së dielës, për Newsweek – pak pasi shefat e Partisë u takuan në diskutojnë suksesin e tyre.
“Lajm i keq për Rusinë. Do të jetë një pozicion edhe më aktiv dhe i vendosur për shkak të mandatit që Kaja, partia dhe koalicioni i ri i mundshëm fituan”, ka thënë më tej Mihkelson.
Rezultatet nënkuptojnë se Reforma do të marrë 37 vende në parlament – i njohur si Riigikogu – që do të thotë se kryeministres 45-vjeçare i duhen 14 të tjera nga partnerët e rinj për të komanduar një shumicë në organin prej 101 vendesh, përcjell Telegrafi.
Kallas ka thënë se nuk do të punojë me EKRE-në për shkak të dallimeve ideologjike.
Kryeministrja pritet t’i afrohet Partisë së Qendrës – e cila më parë i ka dhënë mbështetje Kallas në një koalicion – partisë së vogël konservatore Atdheu, Social Demokratëve dhe potencialisht partisë së re, liberale të qendrës Eesti 200, e cila do të hyjë në parlament për herë të parë.
Ndërkohë Komiteti zgjedhor i Estonisë tani do të vërtetojë rezultatet, gjë që pritet të zgjasë rreth katër javë.
Deri atëherë, Kallas do të shpresojë të ketë një marrëveshje koalicioni dhe të jetë gati të pranojë ftesën e presidentit Alar Karis për të formuar një qeveri të re.
Ndërsa Mihkhelson tha për Newsweek se partia shpreson të shpallë synimet e saj se me kë të ketë partneritet deri të martën.
“Ky rezultat, i cili nuk është ende përfundimtar, do të na japë një mandat të fortë për të krijuar një qeveri të mirë”, u tha Kallas kolegëve dhe mbështetësve në kryeqytetin estonez, Talin.
“Unë mendoj se me një mandat kaq të fortë, [ndihma për Ukrainën] nuk do të ndryshojë sepse partitë e tjera, përveç EKRE dhe ndoshta Qendra, kanë zgjedhur të njëjtën linjë”, citohet të ketë thënë ajo.
Siç vënë në pah mediat, Qeveria e Kallas po shpenzon tashmë afër 3 për qind të PBB-së së Estonisë për mbrojtjen, një nivel historik për vendin dhe dukshëm mbi objektivin e shpenzimeve ushtarake prej 2 për qind të BPV-së të rënë dakord nga vendet anëtare të NATO-s.
Talini ka dhënë një ekuivalente prej 1 për qind të BPV-së së tij në ndihmë ushtarake dhe humanitare për Ukrainën; më shumë se çdo komb tjetër sipas proporcionit të BPV-së.
Ndërkohë rezultati i zgjedhjeve do të jetë i mirëpritur në Kiev, ku qeveria e presidentit Volodymyr Zelensky po punon shumë për të shmangur çdo aluzion të “lodhjes perëndimore”.
“Për ne, fitorja e partisë së saj është një shenjë shumë pozitive, sepse është një sinjal se shoqëria estoneze është e vendosur në anën e Ukrainës dhe është në favor të vazhdimit të mbështetjes së Ukrainës”, ka thënë Oleksandr Merezhko, një anëtar i parlamentit të Ukrainës.
“Kjo do të thotë gjithashtu se nuk ka ‘lodhje’ në Perëndim në lidhje me Ukrainën”, ka shtuar Merezhko, i cili gjithashtu kryeson komitetin e punëve të jashtme të parlamentit.
“Për sa i përket përqindjes së buxhetit ushtarak, Estonia është një nga mbështetësit tanë më të mëdhenj dhe duhet të jetë një model për shumë vende të tjera të BE-së”, tha ai. “Unë shpesh them, ‘bëhu si Estonia!’”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë