LAJMI I FUNDIT:

Pse prania e NATO-s shihet si e domosdoshme në Ballkan?

Pse prania e NATO-s shihet si e domosdoshme në Ballkan?

Ndërhyrja e NATO-s, përkatësisht dislokimi i trupave paqeruajtëse të KFOR-it, 20 vjet më parë në Kosovë, nga ekspertë të çështjeve të sigurisë vlerësohet se ka krijuar stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

Por, që sipas tyre, Serbia vazhdon të paraqet ende rrezik, qoftë për shkak të afërsisë së saj politike e strategjike me Rusinë apo edhe për shkak të pretendimeve ndaj Kosovës.

Rreziku nga Serbia për destabizlim të rajonit, sipas ekspertëve, vjen pasi që kjo e fundit vazhdon të ketë tendenca territoriale ndaj vendeve fqinje, konkretisht ndaj Kosovës.

Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se NATO përgjatë këtyre 20 viteve ka luajtur një rol të rëndësishëm në stabilitetin në Kosovë dhe në tërë rajonin.

Reklama

“KFOR që nga dita e parë e stacionimit të saj në Kosovë deri në ditët e sotme ka luajtur një rol vendimtar në ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës, përveç kësaj KFOR-i ka kryer edhe detyra të shumta të sferës së rendit të sigurisë dhe ka pasur në rol të rëndësishëm edhe në ngritjen e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, pastaj më vonë në ngritjen e gatishmërisëvepruese të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Edhe tani pas dhënies së atributit ushtri të FSK-së roli i KFOR-it në Kosovë është shumë i madh në Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe në çështjen e sigurisë në tërësi”, thotë Qehaja.

​Intervenimi i NATO-s, në Kosovë, shton Qehaja, ka qenë i domosdoshëm pas, siç thotë ai, gjenocidit të forcave të armatosura ushtarake të Serbisë në Kroaci, pastaj në Bosnje e Hercegovinë dhe në fund në Kosovë.

Reklama

Ai shton se Serbia, e cila sipas tij ishte destabilizuese e situatave në rajon, me ndërhyrjen e NATO-s e humbi fuqinë vepruese dhe u tërhoq.

Por, edhe në ditët e sotme, shton Qehaja, Serbia vazhdon të bëjë destruksione të ndryshme ndaj Kosovës, duke pamundësuar që situata në aspektin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor të jetë tërësisht stabile apo e qëndrueshme.

“Marrë në tërësi për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, roli i NATO-s edhe në ditët e sotme në Ballkanin Perëndimor ka një rëndësi të madhe aq më parë që tani Mali i Zi është anëtar i NATO-s, Shqipëria është bërë anëtare kohë më parë, Maqedonia e Veriut pritet të bëhet së shpejti, dhe kuptohet që edhe Kosova do të jetë anëtare e NATO-s në një periudhë më të vonshme (edhe pse forcat e NATO-s janë në Kosovë) dhe në këtë mënyrë stabiliteti i tërësishëm në Ballkanin Perëndimor me veprimet e NATO-s dhe politikën paqeruajtëse të Kosovës dhe vendeve që theksova më herët është e qetë. Mirëpo, sa i përket Serbisë ajo edhe më tej paraqet rrezik, jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin duke ditur çfarë forca të armatosura ka dhe çfarë tendencash ka për një hegjemoni serbomadhe me Republikën Srpska me një pjesë të territorit të Kosovës ku ende pretendojnë se është pjesë e tyre”, thekson Qehaja.

Reklama

Në anën tjetër, edhe Nuredin Ibishi, një ekspert tjetër i çështjeve të sigurisë, konsideron se stabilitetin dhe paqen në rajon e rrezikon Serbia. Sipas tij, është shqetësues fakti se vazhdon armatimi i ushtrisë së Serbisë dhe përkrahja që ajo ka nga Rusia, e cila siç thotë Ibishi, ka shumë tendenca që të krijojë konflikte.

“Rreziku nga Serbia vjen në atë kuptim që është një mundësi e ndikimit të Rusisë në Ballkan, por njëkohësisht edhe nga një rrezik nga një destabilizim i gjendjes në çdo kohë për shkak të armatimit enorm që vazhdon të pajiset edhe nga Rusia edhe nga Kina dhe vendet tjera që janë me tendenca që të krijojnë konflikte të reja që rrezikojnë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor në këto shtete të ish-Jugosllavisë, gjegjësisht në Ballkanit Perëndimor”, shton Ibishi.

Reklama

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, shton Ibishi, pati një domethënie të veçantë pasi që përveç çlirimit të Kosovës bëri që të krijohen shtete të reja të cilat shumë prej tyre u bënë anëtare të NATO-s e disa të tjera janë në rrugë të anëtarësimit në këtë mekanizëm.

Roli i ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë dhe më pas anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në këtë mekanizëm, për ekspertin e sigurisë Ramadan Qehaja tregon se kthim prapa nuk mund të ketë dhe se sipas tij, vetëm se duhet të gjendet një zgjidhje që Serbia të pranon Kosovën si shtet i pavarur.

Ndërhyrja e NATO-s më 12 qershor 1999, pasoi fushatën e sulmeve ajrore të Aleancës Veri-Atlantike kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi, që zgjati 78 ditë. Në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, më 12 qershor 1999 filloi vendosja e rreth 50,000 ushtarëve nga 36 vende, prej të cilëve 30.000 ishin nga vendet e NATO-s.

Reklama

Njëzet vjet pas kësaj ndërhyrje, trupat paqeruajtëse të KFOR-it (NATO-s) janë në numër më të vogël dhe numërojnë nga 6 deri në 7 mijë ushtarë, të cilët janë të dislokuar në pjesë të ndryshme të Kosovës me mision paqeruajtës. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e kritikoi gazetarin serb, sepse e pyeti për targat RKS

Vuçiq e kritikoi gazetarin serb, sepse e pyeti për targat RKS

Lajme
Si u përplasën Sali Rexha dhe Armand Gosa para vrasjes së dyfishtë në Kavajë

Si u përplasën Sali Rexha dhe Armand Gosa para vrasjes së dyfishtë në Kavajë

Lajme
Mirë se vini në Telegrafin e ri - Shokun që ka ndryshuar!

Mirë se vini në Telegrafin e ri - Shokun që ka ndryshuar!

Lajme
Hapet

Hapet "Baubox", shitorja e parë në Tetovë që shet produkte për nevojat shtëpiake

Marketing
Tentim grabitje në Pejë, pronari i argjendarisë neutralizon grabitësin

Tentim grabitje në Pejë, pronari i argjendarisë neutralizon grabitësin

Kronika e Zezë
Pasi e quan kriminel lufte presidentin serb, Sanduloviq: Vuçiq mund të shkojë në Kosovë kur ta pranojë masakrën e Reçakut dhe të kërkojë falje

Pasi e quan kriminel lufte presidentin serb, Sanduloviq: Vuçiq mund të shkojë në Kosovë kur ta pranojë masakrën e Reçakut dhe të kërkojë falje

Lajme
Kalo në kategori