LAJMI I FUNDIT:

Pse Papa ia lan dhe ia puthë këmbët të burgosurve – edhe këtë vit e bëri të njëjtin veprim kreu i Kishës Katolike

Pse Papa ia lan dhe ia puthë këmbët të burgosurve – edhe këtë vit e bëri të njëjtin veprim kreu i Kishës Katolike

Kreu i Kishës Katolike Romake, Papa Françesku, lau sot këmbët e 12 grave në një burg në Romë, si pjesë e një rituali për të shënuar të “Enjten e Madhe”, që i paraprin Pashkëve.

Gjatë ditës, argjentinasi shkoi në burgun e grave Rebibbia, në periferi të Romës dhe e kreu ritualin, siç e kishte kryer në vitin 2015, por për herë të parë ritualin ua kushtoi vetëm grave.


I ulur në një karrige me rrota, Jorge Bergoglio lau këmbët e të burgosurave. Disa u përlotën nga gjesti dhe më pas ai ua fshiu këmbët me një peshqir dhe i puthi, raporton cnn.

Papa, i cili është 87 vjeç, dukej se ishte në gjendje të mirë, megjithëse shëndeti i ka shkaktuar shqetësime ditëve të fundit, me infeksione të përsëritura që e kanë penguar atë të mbajë fjalimet në disa raste.

“Ne të gjithë përjetojmë dështime të vogla dhe të mëdha”, tha Papa në një predikim gjatë meshës në oborrin e qendrës së paraburgimit ku janë të burgosura rreth 370 gra.

Larja e këmbëve është “një gjest që na fton t’u shërbejmë të tjerëve”, shtoi ai.

Në traditën e krishterë, “Enjtja e Madhe” festohet në ditën kur Jezu Krishti lau këmbët e apostujve gjatë darkës së tij të fundit (Darka e Fundit).

Që nga zgjedhja e tij në vitin 2013, Françesku ka vizituar disa herë burgjet dhe qendrat e pritjes për refugjatët, ku ka larë këmbët e ish-mafiozëve, të sëmurëve apo të margjinalizuarve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Evropa
Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Vriten dy ukrainas në një sulm me thikë në Gjermani, i dyshuari është shtetas rus

Vriten dy ukrainas në një sulm me thikë në Gjermani, i dyshuari është shtetas rus

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori