LAJMI I FUNDIT:

Pse nuk rriten shumë insektet dhe merimangat? Shkencëtarët japin përgjigjen!

Pse nuk rriten shumë insektet dhe merimangat? Shkencëtarët japin përgjigjen!

Kafshë të vogla të cilat kanë pësuar mutacion duke u rritur në përmasa të mëdha, i kemi parë sidomos nëpër filma shkencorë.

Ne e dimë pak a shumë se këto gjëra në të vërtetë nuk mund të ndodhin, por nuk e dimë në fakt se cilët janë mekanizmat fiziologjikë dhe gjenetikë të cilët përcaktojnë se sa shpejt dhe sa shumë mund të rritet një kafshë.

Eksperimente të reja të bëra me mizat e frutave kanë zbuluar se si bashkëveprojnë tre hormone në rregullimin e madhësisë së trupit, transmeton Telegrafi.

Dy mekanizma përcaktojnë se sa e madhe mund të jetë një kafshë: Njëri kontrollon shkallën e rritjes, tjetri kohëzgjatjen e rritjes.


E para komandon se sa shpejt një kafshë mund të rritet dhe varet prej insulinës dhe hormoneve të ngjashme të cilat ndikojnë që qelizat të ndahen dhe shumohen.

Dhe i dyti rregullon kohën e pjekurisë duke përdorur hormonet zhvillimore (si androgens dhe estrogjenes tek njerëz).

Një ekip i udhëhequr nga Christen Mirth nga “Instituto de Gulbenkian Ciência” dhe Alexander Shingleton nga “Lake Forest College” kanë hulumtuar këto dy procese të ndara tek mizat e frutave Drosophila.

Në këto insekte, normat e rritjes janë të rregulluara nga shtegu i “sinjalizues i insulinës”.

Dy hormonet tjera rregullojnë tranzicionin e zhvillimit dhe kohëzgjatjen e rritjes – e cila në rastin e mizave përfshinë metamorfozën, nga larvat tek mizat.

Një prej këtyre hormoneve është quajtur ecdysone, dhe insekte të ndryshme bëjnë “ndryshimin” e e lëkurës së vjetër.

Tjetri është quajtur “hormoni i mitur” (JH), dhe niveli i ulët i këtij ndalon rritjen dhe inicon metamorfozën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia
Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Evropa
Bill Gates paralajmëron për një pandemi

Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme

Botë

"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit

Botë
Ekipi i Trumpit po shqyrton marrjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Ekipi i Trumpit po shqyrton marrjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Botë
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Kalo në kategori