LAJMI I FUNDIT:

Pse nuk duhet t’a mbani telefonin në shtrat kur flini?

Pse nuk duhet t’a mbani telefonin në shtrat kur flini?

Telefonat celularë janë një burim i pashtershëm argëtimi, por nëse nuk shkëputeni nga pajisja juaj edhe kur shkoni në shtrat, kjo mund të krijojë probleme të caktuara.

Një studim i kohëve të fundit tregoi se 90% e amerikanëve përdorin një pajisje elektronike (TV, telefon, kompjuter, tastiera të lojërave video, etj.) para se të shkojnë për të fjetur.


Problemi është se nëse përdorni telefonin para gjumit, trupi dhe truri juaj nuk kanë kohë të mjaftueshme për t’u çlodhur. Gjithashtu, nëse luani lojëra video, lehtë mund të humbni kohën dhe të bini në gjumë më vonë sesa duhet.

Është më mirë ta mbani telefonin tuaj në një dhomë tjetër, jo në atë ku flini. Në atë mënyrë, edhe nëse ju vjen dëshira për ta përdorur, do të jetë më e vështirë ta bësh veten të ngrihesh dhe të shkosh tek ai, transmeton Telegrafi.

Shkakton një cikël të shqetësuar gjumi

Duke mos përdorur telefonin para se të shkoni në shtrat, ju do të zvogëloni ekspozimin ndaj “dritës blu”, e cila mund të prishë seriozisht ritmin tuaj të gjumit. Drita blu, në thelb, i jep trurit tuaj një sinjal të rremë se është ende ditë jashtë, duke zvogëluar kështu sekretimin e melatoninës.

Si në rastin e mëparshëm, është më mirë të ndaloni përdorimin e telefonit një orë para se të shkoni në shtrat.

Një këshillë e vogël për sonte

Nëse dëshironi të përmirësoni gjumin tuaj, këtu është një truk i thjeshtë – lini telefonin tuaj celular në një dhomë tjetër. Nëse keni nevojë për të sepse ju zgjon në mëngjes me një alarm, mbajeni të paktën një metër larg vendit ku flini.

Në këtë mënyrë mund të vrisni dy ‘miza me një goditje’. Së pari, telefoni juaj do të jetë larg, gjë që ju bën më pak të ngjarë ta përdorni, dhe së dyti, në rast alarmi, do të duhet të ngriheni, kështu që zgjimi do të jetë më efikas. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
Google heq aplikacionin “që ndihmon njerëzit të bojkotojnë kompanitë e lidhura me Izraelin”

Google heq aplikacionin “që ndihmon njerëzit të bojkotojnë kompanitë e lidhura me Izraelin”

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Kalo në kategori