Shumë prej atyre që ndalojnë duhanin kanë frikë se do të shtojnë peshë. Çfarë i bën ata të hanë më shumë në këtë situatë?
Një studim i fundit tregoi se fajtori për gjithçka mund të jetë truri ynë, i cili dëshiron të kompensojë mungesën e papritur të nikotinës në trup duke kërkuar ushqim të pashëndetshëm.
“Ne kemi hetuar nëse mungesa akute e nikotinës shkakton rritje të marrjes së ushqimit të pashëndetshëm dhe si përfshihen receptorët përgjegjës për lehtësimin e stresit”, tha autori i studimit psikologu Mustafa al’Absi.
Studiuesit shikuan një grup duhanpirësish dhe jo duhanpirësish midis moshës 18 dhe 75-vjeç. Të gjithëve iu tha të lënin duhanin për 24 orë. Gjithashtu, disa morën 50 miligramë naltrexone, një ilaç që jepet për të trajtuar varësinë, dhe të tjerë morën një placebo.
Studiuesit thonë se kanë dhënë ilaçin për të normalizuar marrjen e kalorive të duhanpirësve me atë të jo duhanpirësve. Pjesëmarrësve më pas iu kërkua të zgjedhin ushqime që kishin mundësi të shëndetshme dhe jo të shëndetshme. Duhanpirësit, të cilët nuk e kanë marrë ilaçin e përmendur, më shpesh iu drejtohen opsioneve jo të shëndetshme, shkruan Eat This.
“Kërkimet kanë treguar se është e mundur që njerëzit të arrijnë drejt ushqimeve me kalori të lartë për të reduktuar efektet negative dhe stresin që vjen nga mungesa e nikotinës kur ndalojnë duhanin”, thotë al’Absi.
Nivelet e stresit mund të ndikojnë në dëshirën për ushqime të pasura me yndyrë dhe sheqer. Një studim tjetër tregoi se ushqimet e pashëndetshme mund të shkaktojnë çlirimin e dopaminës, të ngjashme me atë kur konsumojmë nikotinë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë