LAJMI I FUNDIT:

Pse mund t’ju duhet vestibuloplastika përpara vendosjes së protezave dentare?

Pse mund t’ju duhet vestibuloplastika përpara vendosjes së protezave dentare?
Ass.Dr.Sci. Visar Disha

Ass.Dr.Sci. Visar Disha
Specialist i Protetikes Stomatologjike
Specialist i Ortodoncisë dhe Ortopedisë së Nofullave
tel. +38344559287

Rruga drejt vendosjes së protezave totale ose parciale nuk është gjithmonë e vlerësuar si duhet, e kjo bënë që edhe mos të rehatoheni me protezat tuaja.


Disa gjendje orale duhet të korrigjohen përpara se të vendoset proteza.

Disa pacientë kanë nevojë për vestibuloplastikë, që është një kirurgji e thellimit të vestibulumit oral.

Vestibullumi oral është hapësira midis buzëve, faqeve, dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve.

Përfitimi që ofron ky operacion para-protetikor është të thellojë vestibullumin oral për të lejuar më shumë sipërfaqe dhe hapësirë për protezat e plota, parciale ose implantet.

Zgjerimi i zonës gjithashtu mund ta bëjë më të lehtë higjienën rreth dhëmbëve zëvendësues.

Si të dimë kur kemi nevojë për vestibuloplastikë?

Nëse bartni proteza dentare, një vestibullum i cekët mund ta bëjë më të vështirë që:

• Të mbani protezat dentare në nofulla pa ju lëvizur.
• Të mbani të pastra indet që mbështesin protezat.

Te Specialisti i Protetikës Stomatologjike do t’i nënshtroheni një ekzaminimi të gojës dhe nëse jeni kandidat për vestibuloplastikë ua rekomandoj këtë procedurë para-protetikore, e cila mundëson që protezat dentare t’ju rehatojnë sa më mirë.

Mesazhi im

Nëse keni probleme me bartje të protezave dentare pasiqë ato nuk qëndrojnë mirë në nofulla mund të keni nevojë për vestibuloplastikë.

Vestibuloplastika është vetëm një pjesë e një plani para-protetikor për të zëvendësuar dhëmbët dhe për të rikthyer buzëqeshjen tuaj.

Ekzaminimi klinik profesional mund të ju ndihmojë në përcaktimin nëse vestibuloplastika do t’ju nevojitet. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori