Sezoni i uraganeve në Atlantik filloi ngadalë këtë vit, por tani ka pasur 13 stuhi të emërtuara – dhe mund të ketë edhe më shumë.
Në maj, Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA) paralajmëroi se sezoni i këtij viti – që zgjat nga 1 qershori deri më 30 nëntor – kishte një shans 85% për të qenë më aktiv se zakonisht.
Bëhet e ditur se një vit mesatar thuhet të ketë gjithsej 14 stuhi të emërtuara, nga të cilat shtatë uragane të rregullta dhe tre të mëdha.
Pas një fillimi të ngadaltë, gjërat kanë ndryshuar kohët e fundit, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Nga 13 stuhitë e përmendura, nëntë u bënë uragane, me katër që arritën statusin e uraganit madhor (nga kategoria 3 e lart).
Dy kanë arritur kategorinë 5, më e larta e mundshme; Beryl – stuhia më e fuqishme që ka arritur ndonjëherë në tokë në fillim të qershorit – dhe Milton, që goditi Floridan këtë javë.
Gushti ishte jashtëzakonisht i qetë, me gjasë për shkak të aktivitetit të stuhive mbi Afrikë që ishte më në veri se zakonisht, por gjërat ndryshuan gjatë shtatorit dhe fillimit të tetorit.
Kulmi i sezonit ka kaluar, por kanë mbetur më shumë se gjashtë javë – kështu që ka ende kohë për t’u formuar më shumë uragane.
Dhe njerëzit në Florida e dinë shumë mirë mundësinë që uraganet mund të vijnë edhe më vonë gjatë vitit.
Në vitin 2005, Uragani Wilma goditi në fund të tetorit, duke shkaktuar 30 vdekje dhe rreth 19 miliardë dollarë dëme.
Pra, me temperaturat e sipërfaqes së detit ende mbi mesataren, ka një shans real për më shumë uragane këtë sezon.
Por, kjo nuk do të thotë se ndonjë formë e tillë do të ketë ndikim në tokë ose në vetë Floridan.
Në fakt, Uragani Leslie aktualisht ndodhet në Atlantikun qendror duke mos prekur asnjë masë tokësore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës