Kur familja e Tony Bennett njoftoi se ai vuante nga Alzheimerit, pak mund të kishin parashikuar se këngëtari do të mbante dy koncerte të mëdha, duke kënduar dhjetëra këngë dhe duke kujtuar gjithë tekstet. Megjithatë, kur bëhet fjalë për muzikën dhe trurin, ekziston një lidhje shumë e veçantë
Por aftësia e Bennett për të ringjallur kujtimet e tij për muzikën dhe tekstet krahas sëmundjes së Alzheimerit nuk është kaq e çuditshme për neurologët.
Muzika është një nxitës i fuqishëm i memories. Dëgjimi i një kënge që ka rëndësi në jetën tuaj, nga një dasmë ose një ngjarje speciale, shkakton të gjithë këtë kujtim. Dhe kjo mbetet e vërtetë edhe kur një sëmundje neurodegjenerative ka “mbërthyer” trurin.
Shumë njerëz me Alzheimer mund të kenë vështirësi për të kujtuar ngjarje ose biseda të kohëve të fundit. Ata mund të harrojnë emrat e të dashurve të tyre. Por, pavarësisht këtyre mangësive, ata janë ende në gjendje të risjellin kujtimet muzikore shumë kohë pas zbehjes së kujtimeve të tjera.
Studime të shumta kanë vënë re përfitimet e muzikës për kujtesën autobiografike dhe episodike, madje edhe për funksionin njohës dhe simptomat psikiatrike, si te njerëzit e shëndetshëm, ashtu edhe te ata me Alzheimer.
Por, pse kujtimi i muzikës mbetet i paprekur ndërkohë që qelizat në pjesë të tjera të trurit fillojnë të vdesin?
Biologjia e kujtesës muzikore
Muzika aktivizon shumë zona të trurit. Kjo përfshin regjionet sensoriale që përpunojnë tingujt, si dhe amigdala, e cila ka një rol kyç në përpunimin emocional. Amigdala është gjithashtu e rëndësishme për kodifikimin e cilësive emocionale të kujtimeve. Një hipotezë është se këto zona të trurit janë më të qëndrueshme ndaj vdekjes së qelizave.
Në një studim të vitit 2015, studiuesit studiuan regjionet e trurit që aktivizohen kur dëgjojmë këngë të njohura. Studiuesit identifikuan pjesë të veçanta të trurit që reagojnë ndaj këtyre këngëve tek njerëzit e shëndetshëm. Më pas, ata shqyrtuan trurin e njerëzve me sëmundjen e Alzheimerit. Ata zbuluan se zonat që merren me përpunimin e këtyre kujtimeve muzikore shfaqin pak atrofi ose vdekje të qelizave.
Në një studim tjetër, kujtimet e nxjerra nga fotografitë ranë ndjeshëm, ndërkohë që kujtimet muzikore mbetën të paprekura. Studiuesit po e kuptojnë rëndësinë e muzikës për “çeljen” e kujtimeve te njerëzit me Alzheimer. Më shumë, studiuesit po zbulojnë se zonat e trurit që na ndihmojnë të kodifikojmë kujtimet e lidhura me muzikën janë ato të fundit që dëmtohen nga Alzheimeri.
Kjo është arsyeja pse terapitë muzikore janë një mundësi e fuqishme për të ndihmuar njerëzit, edhe ata në faza më të vona të Alzheimerit, të lidhen me kujtimet që ata ende i kanë.
Terapia muzikore për Alzheimerin
Për këto arsye, terapia muzikore nuk është një ndërhyrje e panjohur për simptomat e Alzheimerit. Rreth botës ka disa programe muzikore që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës për njerëzit me Alzheimer. Qasjet mund të përfshijnë dëgjim pasiv, krijimin e playlistave me këngë të vjetra për të nxitur kujtime, ose madje luajtjen ose këndimin e muzikës, siç bën Tony Bennett.
Në krahasim me trajtimet medicinale dhe terapitë e tjera të disponueshme, terapia muzikore është e këndshme dhe e lehtë për t’u administruar, dhe ka avantazhin shtesë të mundësisë për t’u lidhur dhe kujtuar anëtarët e familjes.
Ndërkohë që Bennett mund të ketë vështirësi me kujtesën për shkak të Alzheimerit, ai kurrë nuk humb ritmin kur bëhet fjalë për muzikën. Terapia muzikore nuk është ekskluzive për muzikantët. Për këdo që ka shijuar muzikën në një moment të caktuar në jetën e tij, ajo mund të jetë një mënyrë për të kanalizuar këtë frymëzim tek anëtarët e familjes që kalojnë përvojën e tyre me Alzheimerin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë