Mediat italiane pretendojnë se Nottingham Forest ka nisur bisedimet me Juventusin për të nënshkruar me dyshen, Timothy Weah dhe Samuel Mbangula, për një shumë të kombinuar që varion nga 22 deri në 25 milionë euro – një tarifë që konsiderohet e ulët për dy lojtarët.

Mësohet se të dy futbollistët janë të hapur për një transferim në Ligën Premier.


Pse Juventusi është i gatshëm të shesë dyshen për një çmim të tillë?

Shkaku kryesor lidhet me statusin e tyre në skuadër që nga ardhja e trajnerit Igor Tudor në mars të këtij viti. Nën drejtimin e tij, asnjëri prej tyre nuk ka pasur rol të rëndësishëm.

Timothy Weah ka qenë titullar në vetëm tre ndeshje të Serie A që prej emërimit të Tudor dhe në të gjitha ka luajtur jashtë rolit të tij natyral, shpesh si mbrojtës krahu. Ndërkohë, Samuel Mbangula është aktivizuar vetëm katër minuta në dy paraqitje si zëvendësues në Serie A.

weahh

E njëjta situatë ka vazhduar edhe në Kupën e Botës për Klube FIFA që po mbahet në Shtetet e Bashkuara. Weah luajti vetëm 45 minuta në pjesën e dytë ndaj Al Ain, ndërsa Mbangula ende nuk është futur fare në lojë.

Fakti që Igor Tudor do të vazhdojë si trajner i Juventusit edhe për sezonin 2024-25 nuk paraqet shenja pozitive për të ardhmen e dy lojtarëve në klub.

Çmimi i ulët dhe logjika ekonomike

Juventusi është i hapur për t’i shitur Weah dhe Mbangula me një çmim të kombinuar prej 23 milionë eurosh, edhe për arsye financiare. Klubi dëshiron të përfitojë kapital nga lojtarët që nuk janë më pjesë e planeve të trajnerit.

Timothy Weah iu bashkua Juventusit në verën e vitit 2023 për një tarifë prej 10.3 milionë eurosh plus bonuse dhe komisione, ndërsa Mbangula, i cili erdhi si adoleshent nga Anderlecht, i kushtoi klubit më pak se 500 mijë euro.

Nëse të dy lojtarët shiten për 23 milionë euro, Juventusi do të realizojë fitime të konsiderueshme në bilanc – një lëvizje që i ndihmon bardhezinjtë edhe në aspektin e Fair Play Financiar. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app