LAJMI I FUNDIT:

Pse janë këto imazhe kaq të ‘famshme’ dhe të kënaqshme për t’u parë?

Pse janë këto imazhe kaq të ‘famshme’ dhe të kënaqshme për t’u parë?

Psikologjia e ‘pornos organizuese’

E keni vënë re kënaqësinë që ju japin disa foto si kjo:


View this post on Instagram

A post shared by emily blincoe (@emilyblincoe) on Oct 25, 2014 at 8:30am PDT

Apo si këto:

Pse janë këto lloj imazhesh kaq të “famshme” dhe të kënaqshme për t’u parë?

Psikologët mund ta kenë përgjigjen:

Balancimi i renditjes dhe kaosit

Sipas Johan Wagemans, një psikolog eksperimental i specializuar në perceptimin vizual në Universitetin e Leuven të Belgjikës, këto imazhe janë krejtësisht të ndryshme nga stimujt që truri merr zakonisht.

Një pamje e natyrshme, le të themi, gjethet në një pemë, nuk na bëjnë t’i shohim dy herë, pasi është diçka e njohur, e zakonshme, ndoshta dhe “kaotike”, por jo interesante. Ama, kur shohim një imazh me gjethe të vendosura bukur, të kombinuara sipas ngjyrave etj, impakti është ndryshe.

“Kombinimi i diçkaje që është e njohur apo e mërzitshme për ne, në një diçka tjetër më të organizuar”, merr vëmendjen tonë pasi duket vizualisht ndryshe.

Qetësi dhe qartësi

“Kam dëgjuar që shumë njerëz shkojnë në faqen time të internetit për t’u qetësuar, ose për të bërë një pushim, për t’u çlodhur ose për të shtyrë kohën”, shkruan një bloger i “fotove estetike”.

“Unë mendoj se ekziston një qetësi dhe një lloj qartësie për të parë gjithçka që është shtruar mjeshtërisht dhe për të parë se çdo rrëmujë është fshirë.”

Kathleen Vohs, një profesoreshë e marketingut në Shkollën e Menaxhimit Carlson në Universitetin e Minesotës, nuk është e befasuar nga ky reagim.

“Rrëmuja është shumë stresuese në psikologjinë e njerëzve dhe ka patur një numër studimesh që tregojnë se çfarë bën rrëmuja në mendjet e njerëzve, dhe nga kjo mund të marrim perspektivën se gjërat që janë të organizuara, do të kenë efektin e kundërt, “thotë Vohs.

Hulumtimi i saj, i botuar në revistën e vlerësuar nga kolegët, Shkenca Psikologjike, e mbështet pretendimin.

Pasi i bënë pjesëmarrësit të punonin në një mjedis të rregullt dhe në një mjedis të rrëmujshëm, studiuesit vunë re se mjediset e rregullta inkurajuan pjesëmarrësit të “ndiqnin normat dhe t’i përmbaheshin rregullave”.

Burimi: CNN, Anabel

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori