LAJMI I FUNDIT:

Pse Hitleri ishte i fiksuar pas Mbretit të vdekur të Prusisë?

Pse Hitleri ishte i fiksuar pas Mbretit të vdekur të Prusisë?

Një pikturë e varur në murin e zyrës së fundit të Hitlerit. Një pikturë në vaj e heroit të tij Frederikut të Madh, i cili sundoi mbretërinë e Prusisë nga 1740-a deri në 1786-ën. Pas vdekjes së Frederikut, trupi i tij u preh në Kishën Garnizon të Potsdamit, ngjitur me babain e tij, Frederik Williamin I.

Por kur Hitleri kuptoi se Aleatët ishin duke u afruar gjithmonë e më pranë, ai u përpoq të mos lejonte armiqtë e tij t’i afroheshin Frederikut dhe babait të tij. Führeri donte që Mbreti i mëparshëm të glorifikohej – një simbol i të kaluarës krenare të vendit. Në mars 1945, Hitleri e rregulloi që trupat të fshiheshin në një Minierë Kripe në qytetin e Bernterode-s. Por plani nuk funksionoi.


Kur Aleatët arritën në qytet, ushtarët amerikanë bënë një zbulim të çuditshëm në një minierë. Bashkë me një kuti thesari me qindra piktura, libra dhe flamurë ushtarakë, ata gjetën edhe katër arkivolë. Trupat ishin identifikuar si Marshalli Hindenburg, gruaja e tij Gertrude, Frederick William I dhe Frederiku i Madh.

Një vit më vonë trupat ishin futur në Kishën e Shën Elisabetës në Marburg. Megjithatë, kjo ishte vetëm një zgjidhje e përkohshme për Frederikun dhe babain e tij. Në 1952 pasardhësit e mbretërve Prusianë morën leje të lëviznin eshtrat për në Kështjellën Hohenzollern.

Por në 1991-shin, Kancelari Gjerman Helmut Kohl vendosi t’i kthente trupat e tyre në Potsdam. Në Gusht 1991 Frederiku dhe babai i tij u vendosën të prehen përfundimisht në tokën e Pallatit Sanssouci. Frederik William I u fut në Mauzoleumin e Mbretit Frederik, ndërsa djali i tij u varros përkrah qenve të tij – tamam siç kishte dashur përpara vdekjes.

Në trend Botë

Më shumë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori