LAJMI I FUNDIT:

Pse hesht policia e Serbisë për ikjen e Nikolla Gruevskit

Pse hesht policia e Serbisë për ikjen e Nikolla Gruevskit

Policia e Shqipërisë dje konfirmoi se Nikolla Gruevski ka hyrë në Shqipëri nga Maqedonia më 11 nëntor, pastaj u largua për në Mal të Zi. Policia serbe deri tani nuk ka folur për këtë rast, ndërsa mediat në Podgoricë shkruajnë se Gruevski nga Mali i Zi shkoi në Serbi dhe pastaj në Hungari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Brendshme e Malit të Zi të premten tha se Gruevski ishte në Mal të Zi më 11 nëntor dhe u largua nga shteti në të njëjtën ditë.

“Policia malazeze për këtë rast ka respektuar plotësisht me procedurat ligjore,” thonë ata, pa zbuluar se ku fshihej Gruevski pas largimit nga vendi i tyre.


“Nikolla Gruevski më 11 nëntor 2018, rreth orës 19:11 u largua nga territori i Republikës së Shqipërisë përmes kalimit kufitar Hani i Hotit dhe u nis për në Mal të Zi si udhëtar në një automjet me numër të regjistrimit CD1013A, pronësi e ambasadës hungareze në Tiranë” thuhet në deklaratën e policisë së Shqipërisë.

Ata shtojnë se urdhri i Interpolit për arrestimin e Nikolla Gruevskit nuk është botuar të njëjtën ditë.

Gjatë ditë së sotme, po jepen informacione se avioni i parë i Orbanit ka fluturuar nga Beogradi në ditën që ai ka kërkuar azil./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori