LAJMI I FUNDIT:

Pse është qumështi HIPP Combiotik i rëndësishëm për fëmijët e vogël?

Pse është qumështi HIPP Combiotik i rëndësishëm për fëmijët e vogël?

Përbërja e qumështit për fëmijë është përshtatur veçanërisht me nevojat e fëmijëve.

Qumështi dhe produktet e qumështit janë materie shumë të vlefshme ushqyese në planin ushqimor të fëmijëve sepse, ndër tjerash, me anë të konsumimit të tyre fëmijët konsumojnë sasi të mjaftueshme të kalciumit , që është i domosdoshëm për formimin e strukturës së fortë të eshtrave dhe për dhëmbë të shëndoshë.


Qumështi për fëmijë përveç kalciumit përmban edhe disa materie tjera shtesë që stimulojnë rritjen e fëmijëve, nga të cilat ata shpesh nuk marrin mjaftueshëm, e që janë të domosdoshme në këtë fazë të rritjes dhe të mësuarit për fëmijët.

Sipas Raportit të Ushqimit të vitit 2008 nga Shoqata Gjermane e Ushqimit, fëmijët e moshës prej 1- 3 vjet konsumojnë më tepër proteina, shumë pak acide yndyrore (Omega-3), shumë pak hekur, jod dhe vitaminë D.

Qumështi për fëmijë përmban këto komponente të rritjes në sasi të mjaftueshme. Rekomandohet që fëmijët në moshën e hershme të konsumojnë çdo ditë 300-330 ml qumësht dhe produkte të qumështit- sipas mundësive të ndahen në 2-3 shujta në ditë.

Gjithashtu edhe fëmijët me intolerancë të laktozës duhet ti kushtojnë vëmendje konsumimit përkitazi moshës së tyre me këto komponente të rritjes. Për këta fëmijë është i përshtatshëm qumështi nga HIPP pa laktozë me reduktime të rrepta të laktozës (Përmbajtja <0,1 g për 100ml), që edhe te rastet e rënda të intolerancës ndaj laktozës , tretet lehtë. /Telegrafi/