Nga: Herman Hesse
Përktheu: Brizida Gjikondi
Duhet ta lexojmë Dostojevskin (Fyodor Dostoevsky) kur jemi përtokë, kur kemi vuajtur deri në kufi të së arsyeshmes dhe e gjithë jeta na dhemb si një plagë e vetme djegëse dhe përvëluese, kur frymojmë dëshpërimin dhe kemi vdekur nga njëmijë vdekje të pangushëllueshme. Atëherë, në momentin kur ndodhemi të vetmuar dhe të mpirë në mes të ndyrësisë – kthejmë vështrimin nga jeta e nuk ja kuptojmë shkëlqimin e saj të pashpirt dhe të egër dhe as nuk duam më t’ia dimë, ja, pikërisht atëherë, jemi të pjekur për muzikën e këtij shkrimtari të tmerrshëm dhe të mrekullueshëm.
Atëherë, në fakt, nuk jemi më spektatorë, nuk jemi më gjyqtarë ose shijues, por jemi të mjerë në mes të gjithë djajve të tjerë të mjerë në romanet e tij, vuajmë vuajtjet e tyre, të magjepsur dhe të shtangur ne shikojmë vorbullën e jetës, gurin e mullirit të palodhur nga bluarja e vdekjes. Dhe, në atë momente ne ndjejmë muzikën e Dostojevskit, ngushëllimin dhe dashurinë e tij, dhe vetëm atëherë ne provojmë ndjesinë e mrekullueshme të botës së tij poetike, të tmerrshme dhe shpesh deri në mizore.
Dy fuqi të pushtojnë në librat e tij, i pari është dëshpërimi, pranimi i së keqes, i të pësuarit, i mos kundërshtuarit të mizorisë gjakësore dhe problematike të natyrës njerëzore. Nga kjo vdekje duhet vdekur, ky ferr duhet përshkruar nëse do që edhe zëri tjetër i mjeshtrit, ai zëri qiellor të mbërrij deri tek ne. Sinqeriteti i lakuriqtë me të cilin rrëfehet jeta jonë njerëzore është një gjë e mjerë, e pasigurt dhe ndoshta e dëshpëruar, një fillim i pashmangshëm.. Duhet ti dorëzohemi dhimbjes, ti braktisemi vdekjes, buzëqeshja cinike e ferrit të realiteit lakuriq dhe të ashpër duhet të ngrijnë sytë tanë, para se të jetë në gradë të presë thellësinë dhe vërtetësinë e asaj tjetrës, pikës ose fuqisë së dytë.
Pika e parë (fuqia) i thotë po vdekjes, jo shpresës, heq dorë nga të gjitha zbukurimet, të gjitha eufemizmat konceptuale dhe poetike me të cilat jemi mësuar të maskohemi nga rreziqet dhe brutalitetet e ekzistencës njerëzore nga ana e disa shkrimtarë të këndshëm
Por e dyta na tregon një element të ndryshëm nga vdekja, një tjetër realitet, një tjetër thelb: domethënë ndërgjegjen e njeriut. Megjithëse, e gjithë jeta njerëzore, luftë dhe dhimbje, poshtërsi dhe mizori ka edhe diçka tjetër, ndërgjegjen, domethënë aftësinë e qënësishme të njeriut për t’ju kundërvënë Zotit. Vërtet ndërgjegjja gjithashtu na çon përmes dhimbjes dhe terrorit të vdekjes , në mjerim dhe faj, por ama na nxjerr nga vetmia e padurueshme e absurdit, na vë në kontakt me sensin e gjërave, me thelbin e tyre, me përjetësinë. […]
Këto dy mesazhe i ndjeva tek Dostojevski, kur isha një lexues i mirë i librave të tij, domethënë në orët kur dhimbja dhe dëshpërimi më kishin përgatitur ta kuptoja. Është një artist që më bëri të ndjej diçka të ngjashme, një muzikant që nuk jam i gatshëm ta dua dhe ta dëgjoj në çdo kohë, ashtu siç nuk do të doja gjithmonë ta lexoja Dostojevskin. Është Beethoven. Ai ka atë njohuri të lumturisë, mençurisë dhe harmonisë, të cilat, megjithatë, nuk hasen përgjatë shtigjeve të lehta, por shkëlqejnë herë pas here në rrugën që shkon buzë humnerës, dhe nuk arrihen duke buzëqeshur, por vetëm me lot dhe të rraskapitur nga dhimbja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!
FRIKË
Thënie të Schopenhauerit: Mjeku i sheh gjithë dobësitë e njerëzve, avokati të gjitha ligësitë, teologu të gjitha marrëzitë!
Dikur: Jeta e përditshme e shqiptarëve, në fotot e Margaret Hasluckut
Vetëvritet në Korçë aktori Llazi Serbo
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën