LAJMI I FUNDIT:

Pse duhet ta ruajmë historinë?

Pse duhet ta ruajmë historinë?

Nga: Oriada Islami

Ndoshta janë të bukura. Ose mbase nuk janë, të paktën jo për momentin. Çfarë dobish kanë ndërtesat e vjetra, sidoqoftë, kur një ndërtesë e re mund të krijohet nga toka lart me elementët më të sofistikuar të imagjinueshëm?


Ndërtesat historike mund të mos jenë kohore, por ato janë mjaft të rëndësishme për kaq shumë arsye, nga estetika e kultura historike, dhe më shumë. Prishja nuk është aspak përcjellëse e detajeve arkitektonike. Nëse do të ishte, kjo pothuajse do ta mposhte qëllimin. Por, kur pajisjet e rënda nivelojnë një ndërtesë, ajo që po shkatërrohet mund të jetë e mahnitshme. Sapo të humbasë një ndërtesë historike, ajo do të shkojë përgjithmonë. Ju mund të merrni çdo tullë nga muret dhe çdo dërrasë, teneqe, kallamishte, që dikur rreshtuan një dysheme, Por, shkatërrimi i saj nuk lë shumë për të zbuluar origjinën. Dhe, kur ta kuptoni atë, do jetë vonë. Edhe nëse nuk është e rëndësishme tani, mund të jetë në të ardhmen. Pasi e keni shkatërruar një ndërtesë historike, ju keni hequr ekzistencën e saj. Keni shkatërruar trashëgiminë e një kombi.

Teatri është rrënuar brutalisht, jo vetëm si ndërtesë, por u shndërrua në rrënoja një rekord i rëndësishëm i historisë së hershme të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë, ku rëndësia arkitektonike e ndërtesës është njohur nga shumë ekspertë ndërkombëtarë (jo vetëm për vetë ndërtesën, por edhe për të qenë pjesë e kontekstit të boshtit monumental të krijuar për Tiranën, në vitet 1920, konceptime me parametra bashkëkohorë të ndërtimeve të epokës së njohur “il Ventennio”, si dhe të gjitha objektet dhe arkivat që formuan një pjesë të kujtesës së këtij institucioni të rëndësishëm kulturor). Si mund te injorohen ndjenjat e spektatorit shqiptar i cili u njoh “nga afër” me aktorë të shkëlqyer të artit kinematografik: Greta Garbo, Alida Valli, Anna Magnani, Lorenz Oliver… Si mund te injorohet ajo skenë ku për herë të pare morën pjesë vargu i koncerteve të muzikës klasike: Scarlatti, Cherubini, Corelli, Vivaldi, Boçherini, Cimarosa, Paganini, Rameau, Schumann, De Gallot, Chopin etj. Deri edhe spektaklet me pjesë nga repertori i zgjedhur operistik aty u praktikuan: nga Verdi, Bellini, Donizetti, Rossini, Wagneri… Si mund te shkatërrohet ajo godinë ku për herë të parë u shfaqen koncertet e yjeve shqiptare të muzikës lirike, që nga Tefta Tashko-Koço, Kristaq Antoniu, Jorgjia Filçe dhe Marie Kraja, Jorgjie Filçe-Truja, Giuseppina Kosturi etj., të shoqëruar prej orkestrës së Radio-Tiranës nën dirigjentin Umberto Oscari, si dhe koncertet vokale të drejtuara nga mjeshtri Kostandin Trako. Grupi Filodramatik i Radio-Tiranës, siç quhej, “Strazivari”, “Peshku në det”, “Osman Opingaxhiu” të Viktor Eftimiut. Nga 9 më 12 prill 1940 u përurua aty ai që do ta meritonte të quhej i pari festival i këngës popullore shqiptare me artistet Marie Kraja dhe Tefta Tashko, Lola Gjoka dhe Tonin Guraziun në piano. Ne atë sallë u shfaq për herë të parë në publik rapsodi magjepsës Gjergj Pllumbi.

Çfarë simbolizon Mihal Popi, Behije Çela, Xhevat Serezi, dhe të tjera figura që do t’i jepnin sharmë këtij Teatrit të ardhshëm Kombëtar. Piktoret e para profesioniste në historinë e artit figurative shqiptar, Androniqi dhe Sofia Zengo, ku talenti i tyre u ekspozua në muret e kësaj godine. Ato mure mbartnin pëshpërimat e ceremonive ndër më të rëndësishmet politike, të kryera nga kryeministra dhe ministra e Shqipërisë së pushtuar, duke përfshirë edhe vetë Zotërinë e Tij, Françesco Jacomoni di San Savino, mëkëmbës i mbretit në Shqipëri.

Senatori Mustafa Merlika-Kruja në prag të përvjetorit të parë të pushtimit të Shqipërisë, mbajti ligjëratën “Shqipnija, shtet i bashkuem me Italín në suazën e Perandorís së Romës”. Ato mure mbajnë peshën e datave 9-13 prill 1940 ku u organizua dhe u mblodh “Ma i pari Kuvend i Studimevet Shqiptare”. Bazat e projekteve: për një fjalor të madh të gjuhës shqipe, për një enciklopedi shqiptare, për një korpus të botimeve dokumentare për historinë e Shqipërisë “Albania diplomatica”, për fillimin e botimit të kolanës së folklorit shqiptar etj., deri te projekti për një muze të shkencave të natyrës.

Mbas fitores hitleriane të “Fushatës Ballkanike” (Balkanfeldzug), në ato zyra të fondacionit “Skanderbeg” u hartua një ndër dokumentet më sfidues të historisë politike shqiptare: platforma për një “Shqipëri tjetër”, dokument pothuaj i panjohur i “rivendikimeve shqiptare”. E riprodhuar si tekst dagerotip prej113 faqesh dhe nënshkruar më 3 maj 1941 (viti XIX) prej autorëve Fejzi Alizoti, Mustafa Merlika-Kruja, Xhemil Dino, Dhimitër Berati dhe Tahir Shtylla, ishte ajo që iu dorëzua në Romë ministrit Ciano të Punëve të Jashtme për “bashkimin e tokave shqiptare”. Eh, sa shumë histori ka mbajtur ajo godinë, të cilat nuk mund t’i shkruaj te gjitha pasi duhet faqe pa fund.

Ishte kjo ndërtesë qe mbarti peshat historike kombëtare, që tregon krijimtarinë dhe talentin e artistëve dhe njerëzve të klasës punëtore, politikën gjatë asaj kohe e cila ndihmon të njihemi me stilin e jetës së njerëzve në atë epokë. Ishte kjo godine që ua hapi dyert balerinëve të brezit të ri të viteve 1990 dhe na fali momente te paharrueshme të ishim pjesë e shfaqjeve teatrale, për t’u përmendur; “Natë me hëne” me shkrimtar Ismail Kadare dhe regji nga Edmon Budina. Një roman qe tingëllon si një mbrojtje për respektimin e individit përpara kësaj mase amorfe mbytëse, përgjuese.

As fatkeqësia natyrore nuk mundi ta rrënonte këtë ndërtesë – qesharake për disa – dhe të fshinte historinë e epokës shqiptare, atë “Club” tek pinte kafen Lasgush Poradeci: duke mbajtur me njërën dorë filxhanin, ndërsa me tjetrën pjatëzën. Sistemi enverian nuk pati guximin te shkatërronte historinë kulturore të asaj epoke. Nuk jam partiake dhe as nuk mbaj krah. Jam një individ ku me dhimbset kur shoh historinë time kombëtare, kulturore të shkatërrohen pa lënë gjurmë. Mbroj të drejtat civile, një përbërës kryesor i demokracisë.

Jam dakord që historia nuk duhet të jete pengesë në rrugën e përparimit. Një ndërtesë historike mund të ketë shume telashe, dritare të thyera, fasada te shkatërruara, dhe grimë që duhen pastruar larg. Por, kjo nuk dëmton aspak vlerën e tyre. Telashet the restaurimi rezultojnë të jenë një investim i shkëlqyeshëm, ku komuniteti mund të mbajë një ndjenjë të historisë së tij që nuk mund të zëvendësohet kurrë. Por, për ta kuptuar në të vërtetë, duhet të kujtojmë se historia është me të vërtetë gjithçka për imagjinatën, jo si fakte për ta cituar si një ese të shkëlqyeshme apo ruajtur nëpër arkiva dhe muzeume. Historia është kujtesa jonë kolektive, një burim mençurie dhe fuqie që mund ta përdorim kur kemi nevojë për të.

Rindërtimi i Teatrit Kombëtar si objekt flet drejtpërdrejt për këtë nevojë direkte. Ajo na lidh me njëri-tjetrin dhe me të kaluarën; na kujton se ne nuk jemi brezi i parë i shqiptareve që përballemi me vështirësi ekonomike, humbje kulturore, humbje te drejtash civile, sisteme që jo gjithmonë duken se kanë qenë apo janë të denja për brezin aktual apo për ato që do të vinë. Dhe, ne kemi nevojë për atë tani më shumë se kurrë, pikërisht sepse sfidat me të cilat po përballemi janë kaq të ndërlikuara dhe ndërvepruese. Ne nuk mund t’i lundrojmë me mençuri pa patur një sens perspektive dhe pa ndihmën e të kaluarës. Me kaq shumë forca që na ndajnë, ruajtja është një nga gjërat e pakta që na bashkon – si komb, si komunitet dhe si njerëz.

Gjatë Luftës Civile amerikane, luftimet u bënë pranë Mount Vernonit (pronë e presidentit të parë amerikan, George Washington). Pikërisht në atë moment, Ann Pamela Cunningham kryeson fushatën e parë për ruajtjen e hapësirës: “Nuk besoj se ishte një aksident. Unë mendoj se fushata në Mount Vernon arriti për shkak të kohërave, jo përkundër tyre. Me kombin duke u përplasur, njerëzit në Veri dhe në Jug, kërkuan diçka për të cilën mund të tërhiqeshin dhe Mount Vernon e ofroi atë. Ajo siguroi një mënyrë për t’u mbledhur njerëzit. Ruajtja mund të jetë akoma një forcë bashkuese”!

Kjo mund të na kujtojë se të gjithë ndajmë një pjesë të historisë shqiptare. Por të gjithë e dimë që nuk po ndodh aq sa mundet sot ne Shqipëri. Njerëzit nuk e kuptojnë ruajtjen. Ata e shohin atë si diçka të hequr nga jeta e tyre e përditshme, ose jo reflektuese e trashëgimisë së tyre kulturore; ose ata mbyllen nga procesi i komplikuar dhe i kushtueshëm i sigurimit të përcaktimit zyrtar, ligjor, për një vend. Në kohët moderne, shkatërrimi i ndërtesave historike është kryesisht për shkak të mungesës së burimeve dhe vetëdijes, burim fitimi apo burim apatie e qeverisë kushdo qofte ajo.

Ne nuk jemi të parët që pyesim për karakterin e ligjërimit tonë politik, të drejtat civile, ose të shqetësohemi për vendin e Shqipërisë në botë. Ne duhet të drejtojmë në vend faktin që këto ndërtesa i përkasin tërë njerëzimit dhe jo vetëm kombit ose komunitetit ku ai është i vendosur fizikisht, dhe se është detyra jonë t’i ruajmë këto struktura për brezat tanë të ardhshëm.

Paraardhësit tanë gjithashtu luftuan për këto gjëra. Ata u përballën me sfida të mëdha dhe mundësi të mëdha. Dhe, ata mbijetuan, e madje edhe lulëzuan. Edhe ne mundemi.