LAJMI I FUNDIT:

Pse duhet secili fëmijë të mësojë programim dhe teknologji në akademinë jCoders?

Pse duhet secili fëmijë të mësojë programim dhe teknologji në akademinë jCoders?

Akademia jCoders ka filluar t’i mësojë fëmijët dhe të rinjtë programim dhe teknologji nga viti 2015.

Kjo akademi që nga atëherë ka regjistruar një numër të madh të nxënësve, prej të cilëve tashmë kanë filluar të shihen projekte kogja interesante te cilat janë ekspozuar sivjet edhe në DokuTech.


Pranë akademisë jCoders po ndërtohen gjeneratat e reja të cilat këtij vendi do t’i sjellin një të ardhme më të mirë.

f2

Aty vazhdimisht po punohet që të ri-dizajnohet mënyra e mësimdhënies ashtu që nxënësve të ju nxitet kreativiteti, të mësojnë rrugë inovative për të shprehur idetë e tyre, të mësohen si të hulumtojnë dhe kërkojnë, të punojnë në grupe etj.

Me kujdes dhe me vëmendje të theksuar nga personeli i akademisë, nxënësit mësohen të tejkalojnë sfidat në botën e teknologjisë informative si dhe fitojnë vetëbesimin për t’u përballë me sfida të reja. Të gjitha këto aftësi esenciale për shekullin 21.

E veçantë për Akademinë jCoders është planprogrami unik i cili është i dizajnuar nga Massachusetts Institute of Technology dhe i adaptuar me qëllim që të jetë sa më interaktiv.

f3

Mësimi mbahet në një ambient më ndryshe se në shkollat tjera, aty nxënësve iu nxiten idetë origjinale të cilat rrjedhin nga personalitetet e tyre duke i ndihmuar t’i sjellin në realitet, nxënësit kështu më së miri i mësojnë konceptet bazë të programimit dhe të shkencave kompjuterike në përgjithësi.

Gjatë planprogramit, nxënësit mësojnë të programojnë, mësojnë konceptet bazë të elektronikës, mësojnë të përdorin komponente të ndryshme elektronike siç janë sensorët, motorët, rezistorët dhe pllakat e ndryshme për të jetësuar projektet e tyre.

Gjatë kësaj kohe nxënësit mësojnë të ndërtojnë projekte të cilat përfshijnë programimin dhe elektronikën, mësojnë robotikë, ndërtojnë dhe programojnë robot të cilëve sjelljet i caktojnë vet.

f4

Për realizimin e ideve, nxënësit përdorin teknologji të reja siç janë 3D printerët.

Fillimisht i modelojnë konstruktet fizike pastaj i printojnë ato modele, dhe i fusin ne përdorim me pllaka elektronike të cilat i programojnë sipas imagjinatës së tyre.
Lajmi i mirë është që regjistrimet për grupet e reja janë të hapura për shtator, këtu mund të regjistrohen fëmijët e moshave 8-15 dhe të rinjtë e moshës 15-18.

Për t’ia mundësuar fëmijës tuaj një përvojë të tillë, detajet për akademinë mund t’i gjeni në:

www.j-coders.com/register

www.facebook.com/jcodersEdu