LAJMI I FUNDIT:

Pse drafti i statutit të Asociacionit duhet të mbahet sekret? Flet Egzon Osmanaj nga FES

Pse drafti i statutit të Asociacionit duhet të mbahet sekret? Flet Egzon Osmanaj nga FES

Egzon Osmanaj nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES) ka thënë se është në interes të publiku që drafti të jetë sa më parë transparent, por që sipas tij në disa raste për hir të procesit nevojitet konfidencialiteti.

“Interesi jonë është me e pa këtë draft, për shkak se ky draft duket se do të pranohet dhe do të zbatohet. Kam menduar që ndoshta në ditët e para është me rëndësi që ndoshta edhe me qenë drafti konfidencial, derisa të zhvillohen këto takime, mirëpo është shumë e rëndësishme me qenë transparent ai draft”, deklaroi Osmanaj në RTV Dukagjini.


“Zakonisht për të hirë të procesit nganjëherë janë disa momente në të cilat duhet me kalu disa faza përpara se të bëhet i qasshëm dokumenti për publikun. Absolutisht, mendoj që sa më herët që është i qasshëm, është transparent dhe publik është më mirë dhe kjo veç i shërben edhe procesit, e legjitimon atë dhe është mirë që me nisë një diskutim publik edhe me pa se çka është ky farë drafti, për shkak se kemi pasur shumë lloj draftesh e shumë lloj idesh. Është edhe në interes të qeverisë që drafti të jetë sa më transparent”.

Osmanaj ka thënë se është mirë që ata të paktën evropianët janë takuar me liderët opozitarë dhe me diskutu draftin e Asociacionit.

Ai thotë se Kosova ka marrë një obligim ndërkombëtarë dhe sipas tij është shumë e rëndësishme të ruhet besueshmëria e shtetit ën raport me ndërkombëtarët.

Përfaqësuesi i FES-it thotë se bashkësia ndërkombëtare ka një iluzion se me Asociacion do të përmirësohet pozita e serbëve në Kosovë.

“Por ne të gjithë e dimë cili është qëllimi i vërtetë i Vuçiqit”, shtoi ai./Telegrafi/