LAJMI I FUNDIT:

Pse dikush do të vazhdonte të paguante parkingun – edhe pse vetura e tij nuk është vozitur për të paktën pesë vjet?

Pse dikush do të vazhdonte të paguante parkingun – edhe pse vetura e tij nuk është vozitur për të paktën pesë vjet?

Misteri vazhdon të jetë prezent rreth asaj se kush mund të jetë pronari i një makine të vjetër, e cila ishte lënë e braktisur në një parking shumëkatësh për vite me radhë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Morris Minor 1000 klasik i vitit 1965 ka qëndruar i paprekur duke “grumbulluar” pluhur për disa vite.


Por në një kthesë të çuditshme, tarifat e parkimit në makinën e ndyrë vazhdojnë të jenë të përditësuara në parkun e makinave King William House në qendër të qytetit Hull në Angli.

Hulumtimi nga autoritetet zbuloi se regjistrimi i automjetit ka skaduar pesë vjet më parë – që do të thotë se makina ka qëndruar aty për të paktën kaq gjatë.

Sidoqoftë, operatori i parkimit të makinave APCOA nuk e konsideron këtë një makinë të braktisur dhe tha se nuk është parkuar në mënyrë të paligjshme.

Madje, sipas tyre, “rarifat e parkimit janë të paguara dhe të përditësuara, kështu që ky nuk është një automjet i braktisur”.

Mbetet pyetja, pse dikush do të paguante për një hapësirë nëse makina e tyre nuk është vozitur për të paktën pesë vjet?

Por ky nuk është i vetmi mjet i çuditshëm që është lënë “i harruar”.

Një Ferrari klasik i pabesueshëm u la i braktisur në një hambar për 40 vjet përpara se të zbulohej.

Ferrari 365 GTB/4 Daytona Berlinetta i vitit 1969 u tërhoq nga hambari japonez në vitin 2017 dhe u shit në një ankand.

Ndërkohë në Skoci në fillim të këtij viti, një makinë e braktisur shkaktoi zemërim me një baba vendas, i cili tha se ajo bllokoi pjesën e jashtme të shtëpisë së tij. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Në një vend të madh evropian, duan të ndalojnë vozitjen gjatë fundjavave?

Në një vend të madh evropian, duan të ndalojnë vozitjen gjatë fundjavave?

Auto
Ra borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?

Ra borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?

Auto
Fakte interesante: Cilat vetura prishen më shumë në rrugë - elektrike, benzinë apo naftë?

Fakte interesante: Cilat vetura prishen më shumë në rrugë - elektrike, benzinë apo naftë?

EVs
Volkswagen prezanton edicionin Polo Robust për fermerët brazilianë

Volkswagen prezanton edicionin Polo Robust për fermerët brazilianë

Auto
Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Auto
Alfa Romeo Milano u prezantua më pak se një javë më parë, por tashmë ka pësuar një ndryshim të madh

Alfa Romeo Milano u prezantua më pak se një javë më parë, por tashmë ka pësuar një ndryshim të madh

Auto
Kalo në kategori