LAJMI I FUNDIT:

Pse bash Franca?

Pse bash Franca?

Kur shoferi i kamionit sulmoi qytetarët që po shëtisnin nëpër shesh në ditën e Bastijës, në qytetin bregdetar Nice gjatë të enjtes mbrëma, mbetën të vrarë të paktën 84 persona dhe qindra të plagosur.

Vrasja në redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris gjatë nëntorit të kaluar, dhe sulmi ndaj një polici në qershor, janë vetëm disa prej sulmeve të shumta që kanë duke ndodhur gjatë viteve të fundit në Francë, transmeton Telegrafi.


Por në mesin e vendeve evropiane, Franca ka vuajtur disa nga sulmet më të rënda të xhihadistëve, duke theksuar kështu problemin madhor të këtij vendi me rritjen e militarizmit.

Qyteti fantazmë: Shikoni si duket vendi ku është kryer masakra në Nice (Foto/Video)
Lexo po ashtu Qyteti fantazmë: Shikoni si duket vendi ku është kryer masakra në Nice (Foto/Video)

Rrënjët e problemit janë komplekse: Franca ka një histori të dhunës në konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, si dhe me komunitetin mysliman të Francës, me përvojë të gjatë të diskriminimit dhe ndjenjat e përjashtimit nga shoqëria franceze.

Burgjet franceze janë bërë vende rekrutimi për ekstremistët. Por edhe e djathta franceze ka ndikuar, duke ngritur tensione në retorikën që shpesh cilësohet si anti-emigrante dhe anti-myslimane. Por edhe duke shtuar edhe makinerinë e rekrutimit të shtetit të vetëshpallur të njohur si Shteti Islamik.

Sipas “Soufan Group” me seli në Nju Jork që merret me çështje të sigurisë, duke cituar të dhënat e autoriteteve franceze, që nga maji i vitit të kaluar, afro 1.800 persona kanë braktisur Francën për t’u bashkuar me ISIS-in dhe grupet tjera militante në Irak dhe Siri.

“Masakra në Nice më ka prishur shopingun”: Kjo grua është personi më i urryer në botë? (Foto)
Lexo po ashtu “Masakra në Nice më ka prishur shopingun”: Kjo grua është personi më i urryer në botë? (Foto)

Edhe 470 tjerë janë larguar nga Franca për të vazhduar veprimtarinë në Belgjikë, që cilësohet si vendi me numrin më të madh të rekrutuarve në Evropë. Këto janë shifra shokuese, në veçanti kur shikohet në kontekst. Nga 600 deri në 1.000 luftëtarë kanë ardhur nga Egjipti, vendi më i madh në botën arabe, transmeton Telegrafi.

Grupet xhihadiste kanë gjetur terren të përshtatshëm në Francë dhe Belgjikë, në sajë të ndjenjës së margjinalizimit në mesin e komuniteteve të emigrantëve, sidomos ata nga Afrika e Veriut.

Gjatë sulmeve të nëntorit të vitit të kaluar në Paris, ku mbetën të vrarë 130 persona, ISIS ishte mbështetur tek luftëtarët e huaj, operativë francezë dhe belgë të cilët kishin trajnuar xhihadistët në Siri.

Publikimi i fundit në Facebook i terroristit të Nice, vetëm pak orë para sulmit (Foto)
Lexo po ashtu Publikimi i fundit në Facebook i terroristit të Nice, vetëm pak orë para sulmit (Foto)

Në Francë, profilet e vrasësve në sulme janë diku mes dy ekstremeve. Larus Abala (25), i cili kishte vrarë policin në qershor, ka qenë në burg nën akuzën për rekrutimin e terroristëve, por vetëm pak para se të vritej ishte rreshtuar në radhët e ISIS-it. Megjithatë, nuk ekziston asnjë provë që ai ishte drejtpërdrejt i infiltruar në këtë sulm nga ISIS.

Rrënja e problemit të Francës me xhihadistët daton që nga ish-perandoria në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, në kohën e kolonizimit francez të Algjerisë, Tunizisë, Sirisë dhe Libisë.

Gjatë shekullit të 20-të, një numër i madh i njerëzve nga kolonitë kishin ardhur në Francë për të jetuar dhe punuar, ku shumë prej tyre janë vendosur nëpër lagje të varfra që rrethojnë Parisin dhe qytetet e tjera. /Telegrafi/