Partia Social Demokratike (PSD), do të jetë partia e radhës e cila do të organizojë tryezën e partive politike parlamentare.
Lajmin e ka bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin, shefi i Grupit parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu.
Sejdiu tha se janë në finalizim të caktimit të një teme e cila pritet të diskutohet në këtë tryezë të organizuar nga kjo parti.
Ai po ashtu theksoi se në këto tryeza duhet të diskutohet për tema konkrete dhe me kuptim.
“Jemi në finalizim të diskutimeve të tryezës së ardhshme dhe besoj që gjatë ditës sot do të ju informojmë. Besojmë që temat që duhet trajtuar në këto tryeza duhet të jenë konkrete dhe me kuptim e jo pa ndonjë efekt. Gjatë ditës sotme e vendosim për temën si dhe kur do të mbahet”, deklaroi Sejdu.
Ndryshe, kjo do të jetë tryeza e katërt me radhë e organizuar nga Partia Social Demokrate (PSD).
Tryeza e tretë është mbajtur të premten e kaluar e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, ku temë kyçe e saj ishte “Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve”, në të cilën tryezë ka pasur akuza e kundër akuza mes përfaqësuesve të partive politike, se këto diskutime po sjellin agjenda të brendshme partiake e tendencioze por jo edhe unitet për tema të mëdha politike që e presin Kosovën në të ardhmen e afërt.
Ndërkaq, tryeza e parë, ishte thirrur nga partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kurse e dyta nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Tryeza të tilla janë organizuar me qëllimin që të arrihen konsensusi nacional për tema të mëdha siç janë: dialogun me Serbinë, transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës si dhe Asociacionit të komunave serbe. Por analistët dhe shoqëria civile këto tryeza i kanë vlerësuar pa efekt edhe blerje kohe e jo shumë produktive që do të jenë në dobi të qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë