LAJMI I FUNDIT:

PSD: Të hiqet karantina në Qendrën e Studentëve, pandemia të luftohet pa e cenuar demokracinë

PSD: Të hiqet karantina në Qendrën e Studentëve, pandemia të luftohet pa e cenuar demokracinë

PSD, ka reaguar pas vdekjes së 26 vjeçarit të dielën në karantinën e vendosur në Prishtinë.

Përmes një komunikate, kjo parti shpreh ngushëllime familjes Musliu nga Gjilani.


“Ky rasti tragjik në Qendrën e Studentëve që po shërben si zonë karantinimi duhet të shërbejë si mësim për organet shtetërore që po merren me menaxhimin e pandemisë. Tashmë kjo masë e ka humbur objektin. Rastet e ardhjeve nga jashtë nuk janë masive, kurse virusi veçse është në secilën komunë të Kosovës. Vetizolimi në shtëpi duhet të jetë mundësi për rastet kur kemi simptoma. Karantina tashmë i ka më të rënda pasojat”, thuhet në komunikatë.

PSD thotë se duhet hetim i pavarur dhe e vërteta duhet të zbardhet.

Vdes një person pasi u hodh nga kati i katërt i konviktit në Prishtinë
Lexo po ashtu Vdes një person pasi u hodh nga kati i katërt i konviktit në Prishtinë

“Lidhur me rastin e sotëm tragjik duhet të ketë hetim të pavarur, dhe e vërteta duhet të zbardhet shpejt. Nëse vërtetohen raportimet e mediave mbi problemet shëndetësore që i ndjeri i ka dokumentuar, atëherë kjo është përgjegjësi direkte e qeverisë. Ka gjithashtu shumë dëshmitarë që tregojnë për absurdin e kësaj mase. Lejimi i shumë personave brenda dhomës e humb efektin e izolimit, parregullsitë mbi vendosjen dhe lirimin prej saj duhet të jenë objekt hetimi poashtu”, thuhet më tej.

PSD kërkon mbylljen e karantinës në Qendrën e Studentëve.

“Viktima e sotme ka qenë zyrtarisht nën përkujdesjen shtetërore. Është shteti që e ka mbyllur në karantinë, ai edhe duhet të përgjigjet. Ky do të ishte minimum që VV do të kërkonte në opozitë. Përgjegjësia politike kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministrit Vitia, për të parë shkeljet eventuale dhe implikimet që jep procesi hetimor pastaj.

Kuvendi duhet sa më parë të vihet në veprim për t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm legjistlativ për luftimin e pandemisë. Së pari, duhet bërë plotësim/ndryshimi i Ligjit për Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse, ashtu që të dalim nga gjendja kundërkushtetuese. Po ashtu, vendit i duhet rialokime buxhetore për shtresa të ndryshme shoqërore që pandemia i ka detyruar ta ndalin punën, kurse mbështetje financiare nuk kanë. Kosova tashmë është vonë në ndërmarrjen e masave ekonomike”, thuhet në fund./Telegrafi/

Flet babai i 26-vjeçarit nga Gjilani qe vdiq në Qendrën e Studentëve