LAJMI I FUNDIT:

PSD reagon ndaj takimit të Kurtit me Listën Serbe

PSD reagon ndaj takimit të Kurtit me Listën Serbe

Partia Socialdemorkate (PSD), ka reaguar ndaj takimit të kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit me përfaqësuesit e minoriteteve në Kuvend, duke përfshirë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

PSD në reagimin e bërë ka thënë se mandatari për formimin e Qeverisë, po e zbulon vetveten me këto takime.


“Sot mësuam se ai po takohet me Listën Serbe. Ky subjekt për të dikur ishte “listë çetnike”. Kushdo që më herët e ka bërë këtë është quajtur “kolaboracionist”.
Kurti është hipokrit, por ai nuk është një hipokrit i zakonshëm. Gjykimi përmes standardeve të dyfishta është thelbi i profilit të tij ideologjik. Kur për veprimin që e bën vetë, për të tjerët rezervon epitete si “tradhtar” apo “kolaboracionist”, kjo tregon se po mendon diçka të veçantë për veten tënde”, thuhet në reagimin e PSD-së.

Konfirmohet takimi i Kurtit me përfaqësuesit e Listës Serbe
Lexo po ashtu Konfirmohet takimi i Kurtit me përfaqësuesit e Listës Serbe

Reagimi i plotë:

“Mandatari për formimin e Qeverisë, drejt formimit të saj, sikur të ishte procedurë po shkel drejt gjurmëve të të gjithë paraardhësve të tij. Në këtë rrugëtim ai po e zbulon vetveten.
Në diskutimet për formimin e Qeverisë gjithë vëmendjen dhe kohën e kishte për ndarjen e pushtetit. Asgjë nuk dëgjuam për modelet e ndryshme të zhvillimit ani pse koalicioni qeverisës pritet të përbëhet nga parti që thonë se i përkasin spektrit të ndryshëm ideologjik. Qëllimi e ka edhe mënyrën e vet. Kur diskutimi bëhet pazar për interesin vetanak, ai zhvendoset në Prapashticë, tek vendi i kryeministrit të kaluar, dikur i “argat i Serbisë”.

E kur pengesat bëhen më serioze, negociatave për pazar iu ndihmon presioni. I kujt tjetër do të jetë ky presion veçse i ambasadorëve, emisarëve të “imperializmit”. Para 3 ditësh imperializmi ia ktheu me monedhën e tij. Albin Kurti është një tigër prej letre thanë ata kur iu përgjigjen me refuzim përfshirjes së tyre në formimin e koalicionit. Çfarë kishte bërë Hashim Thaçi tjetër kur u shpërbë koalicioni VLAN veç presionit përmes ambasadave ndaj LDK- së.

Sot mësuam se ai po takohet me Listën Serbe. Ky subjekt për të dikur ishte “listë çetnike”. Kushdo që më herët e ka bërë këtë është quajtur “kolaboracionist”.

Kurti është hipokrit, por ai nuk është një hipokrit i zakonshëm. Gjykimi përmes standardeve të dyfishta është thelbi i profilit të tij ideologjik. Kur për veprimin që e bën vetë, për të tjerët rezervon epitete si “tradhëtar” apo “kolaboracionist”, kjo tregon se po mendon diçka të veçantë për veten tënde. Flet edhe për mënyrën se si e koncepton të vërtetën. Ajo nuk është pjesë e diskutimit, as mësim krijues nga përpjekjet. E trajtuar kësisoj, e vërteta është e lidhur ontologjikisht me subjektin. Ky pozicion vjen nga tradita bolshevike, traditë kjo që e ka njësuar shkencën dhe politikën. Është autoriteti i shkecës që na i tregon fazat e zhvillimit historik, kurse ne jemi zbatuesit e kësaj domosdoshmërie historike, drejt fundit. Kjo është arsyeja pse Kurti nuk skuqet kur zihet duke gënjyer. Për njerëzit e verbuar të tij, kjo gjë shprehet përmes manipulimit me temporalitetin. Kjo është veç taktikë, mbase strategji, por jo qëllimi”, thuhet në reagimin e PSD-së.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar për Telegrafin se mandatari Albin Kurti, do t’i takojë përfaqësuesit e minoriteteve pasditen e sotme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori