LAJMI I FUNDIT:

PSD konfirmon se po bisedojnë me AAK-në të shkojnë bashkë në koalicion parazgjedhor

PSD konfirmon se po bisedojnë me AAK-në të shkojnë bashkë në koalicion parazgjedhor

AAK e Ramush Haradinaj dhe PSD e Shpend Ahmetit si duket do të jenë partitë e para që do të zyrtarizojnë garën e përbaskët në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke shkuar me koalicion parazgjedhor.

Na këto dy parti kanë konfirmuar se janë në bisedime, derisa, të hënën thanë se do të flasin me Këshillat Drejtues për koalicionet e mundshme.


Në media sot gjatë ditës, doli lajmi se PSD e Shpend Ahmetit dhe AAK e Ramush Haradinaj në zgjedhje të jashtëzakonshme do të shkojnë së bashku me një koalicion parazgjedhor.

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se të dy partitë kanë qenë në bisedime, dhe deri më tani kanë një afrim të qëndrimeve. Megjithatë, ai shton se ende nuk është vendosur asgjë.

“Të dy partitë kanë qenë në bisedime për një koalicion të mundshëm parazgjedhor dhe e di që ka përafrim qëndrimesh. Por, asgjë nuk është vendosur ende. Aleanca e ka mbledhjen e Kryesisë dhe të Këshillit Drejtues të hënën dhe vendimet merren aty. Ma merr mendja që e njëjta procedurë zbatohet edhe në PSD”, tha Nitaj, për Gazetën Express.

Në anën tjetër edhe në PSD po deklarohen njëjtë.

Zëdhënësja e partisë, Natyra Kuçi se momentalisht nuk kanë marrëveshje me askënd, e shton se të hënën do të mbledhin Këshillin Drejtues edhe në PSD.

“Aktualisht nuk ka kurrfarë marrëveshje zgjedhore me askënd. Ajo cka mund të them është se të hënën mbahet Këshilli Drejtues i PSD-së, ku do të diskutohet lidhur me çështjet zgjedhore”, ka thënë Kuçi.

Afërsia mes këtyre dy subjekteve politike ka qenë e dukshme dhe koalicioni parazgjedhor nuk është përjashtuar nga zyrtarët e partive edhe në deklarimet e mëparshme.

Që nga dorëheqja e Ramush Haradinaj nga pozita e kryeministrit është folur për një koalicion AAK-PSD-NISMA.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori