LAJMI I FUNDIT:

PSD: Keqardhje që në zgjedhje nuk do të votohet për programe e as parti

PSD: Keqardhje që në zgjedhje nuk do të votohet për programe e as parti

Pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e deputetit Hetem Arifi, që e dërgon vendin në zgjedhje ka reaguar Partia Socialdemokrate e Kosovës.

PSD e ka përshëndetur vendimin e Kushtetueses për ta dërguar vendin në zgjedhje por kjo parti ka rezerve për të ardhmen e vendit.


Partia e drejtuar nga Dardan Molliqaj thotë se në këto zgjedhje nuk votohet për koncepte, programe, as për parti. Votohet ekskluzivisht lideri suprem, pa asnjë ndërmjetësim.

Komunikata e plotë e PSD-së

Fillimi i një kronike të paralajmëruar

Kosova po shkon drejt zgjedhjeve. Kështu thotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Edhe një herë Gjykata u çkap. Apo u kap?! S’ka rëndësi. Kapja e çkapja janë fjalët që vizatojnë dyshen e kontradiktës së rrejshme. Ka një kohë shumë të gjatë ç’prej se gjithçka shpjegohet përmes shënjuesit “antikorrupsion”. Ky akumulim do të zbrazet kësaj radhe. Ndarja e krijuar është ajo midis njerëzve të mirë e të ndershëm dhe batakqinjve. Në vend të miqve të popullit, një etikë e re barazitare na duhet.

Zgjedhjet e reja janë gjithsesi lajm i mirë. Jo thjesht sepse po e ushtrojmë demokracinë, por sepse ato paraqesin kalimin nga gjendja e agonisë tek dinamikat e reja. Në fakt, tek një horizont i ri, me kontradikta të reja.

Kosova për një kohë të gjatë qeveriset keq. Emrat janë ndërruar, por modeli ka mbetur. Ky model është neoliberalizmi me taksa të sheshta, e me privatizime masive. Ky model ekonomik e presupozon ideologjikisht, por e ka edhe si kusht operues zyrtarin e korruptuar. Është ky model që ka krijuar pabarazi e nuk po lejon zhvillim shoqëror. Në Kosovë po ndodhë fenomeni që ka ndodhur gjithandej. Neoliberalizmi, për t’ia siguruar vazhdimësinë sistemit e strukturës i ka deligjitimuar elitat politike. Këto të fundit janë ndërruar, por jeta e njerëzve aspak. Këto zgjedhje në fakt tregojnë limitet e partive që deri tash kanë udhëhequr me Kosovën. Këto parti, nuk munden as nuk dijnë ndryshe. Ndaj, le të ikin, mbase mësojnë diçka rrugës.

Nuk ka pasur nevojë të shihet rënia e murit të Berlinit për ta kuptuar që një sekuencë kishte marrë fund. Ata që presin deri në fund, janë dogmatët më të ndryshkur. Njëjtë, nuk ka nevojë të shohim e të presim qeverisjen deri në fund për ta parë kufirin. Në fakt, partitë e majta në Evropë kanë braktisur idealet para ardhjes në pushtet. E majta në Francë fitoi në vitin 1981, por që ajo kishte hequr dorë prej përpjekjes emancipuese është kuptuar qysh në vitin 1968. Njëjtë, ata që na thonë të mos paragjykojmë dhe ta vlerësojmë Albin Kurtin nga rasti në rast, në fakt tregojnë për mungesë të kritikës sistematike dhe dembeli të mendjes.

Çfarë na pret është një amalgamë midis diskursit totalitar, dhe qeverisjes që sa i përket politikave ekonomike do të jetë maksimalisht qeverisje e informuar nga qendra. Kjo mospërputhje zgjidhet lehtë aty ku bashkohen e reduktohen të gjitha: te lideri suprem. Në fakt, në këto zgjedhje nuk votohet për koncepte, programe, as për parti. Votohet ekskluzivisht lideri suprem, pa asnjë ndërmjetësim.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori