Partia Socialdemokrate (PSD), ka dorëzuar sot në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, kallëzim penal ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë para mediave se kallëzimi penal ka të bëjë me deklarimin e rrejshëm të Kurtit lidhur me çështjen e veteranëve.
“Jemi para Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ku sot kemi dorëzuar kallëzim penal për kryeministrin Albin Kurti për deklarime të rreme. Ne kemi bashkëngjitur edhe dëshmi tjera dhe bëjmë kërkesë urgjente të fillimit të hetimeve se jemi të bindur që kryeministri ka bërë vepër penale duke deklaruar rrejshëm.
Kryeministri i Kosovës ka një synim jo t’i luftoj veteranët e rrejshëm sepse i rrejshëm është vetë, por synimi i tij i vetëm ishte të përbaltos veteranin e vërtetë ta rrit presionin publik ndaj veteranëve në përgjithësi në mënyrë që ta ndërroj një nen të vetëm të Ligjit për Veteranët, ai nen ka të bëjë me pagën minimale dhe kompensimin që i bëhet veteranit”, ka thënë Molliqaj.
Molliqaj tutje ka theksuar se Kurti nuk e ka në plan t’i pastaj listat e as t’i largoj veteranët e rrejshëm, por ka plan me e shkëput lidhjen ligjore mes pagës minimale dhe kompensimit për veteranë.
Molliqaj ka treguar edhe çfarë dëshmive kanë dorëzuar në Prokurori.
“Siç dihet kryeministri është veteran luftëtarë. Ne kemi ofruar letrën e dorëheqjen nga UÇK-ja ku Albin Kurti dhe zyra e Adem Demaçit janë tërheq nga UÇK me 2 mars dhe kemi ofruar nenet e ligjit që tregojnë për të qenë veteranë luftëtarë duhesh të jesh deri në përfundimin e luftës pjesë e UÇK. Ai ka jep dorëheqje me 2 mars dhe është arrestuar me 27 prill 1999. Ka pas debat njerëz në debatin publik që nuk e kanë kuptuar, Albin Kurti ka qenë në UÇK dhe pjesëtar i saj me një detyrë tjerët, por nuk është veteranë luftëtar”, ka thënë Molliqaj.
Ai ka shtuar se Kurti e ka politikën e strucit sa herë që ballafaqohet me të vërtetat që atij nuk i pëlqejnë.
“Ne besojmë se qasja e Qeverisë Kurti, sidomos Kurti II, ka qenë anti-UÇK. Nuk po them se ai nuk e do UÇK-në, por ka një tendencë me e ri-shpjegu kush janë UÇK-ja dhe kush ishin udhëheqësit e saj”, ka thënë Molliqaj.
I pari i PSD-së ka akuzuar Kurtin edhe për veprime populiste.
“Ky kryeministër ka paguar rreth 15 milionë euro nga buxheti i shtetit për polisat e sigurimeve për mërgatën. Të gjithë ne e dimë, se e kemi dikë jashtë vendit, që 15 euro nuk janë ku e di çka për mërgatën, por janë vonesat e gjata në kufi dhe mos pajisja me Kartonin e Gjelbër ajo çfarë i mundon ata. I njëjti kryeministër po vazhdon të paguajë rrymën për një pjesë të popullatës, e kam fjalën për veri, edhe tash kur Gjykata Kushtetuese ka vendosur që edhe ata duhet të faturohen”, ka thënë Molliqaj.
Molliqaj ka theksuar se PSD nuk është kundër pastrimit të listave të veteranëve, por se mendon se kjo duhet të niset nga kryeministri Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë