LAJMI I FUNDIT:

PS: Sistemi zgjedhor nuk ndryshon, Hajdari: SHBA kërkon ndryshim

PS: Sistemi zgjedhor nuk ndryshon, Hajdari: SHBA kërkon ndryshim

Sistemi zgjedhor nuk do të ndryshojë. Socialistët që kanë shumicën e votave në parlament e kanë bërë të qartë nëpërmjet bashkëkryetarit të komisionit të reformës Damian Gjiknuri, se tani nuk është momenti për të diskutuar ndryshimin e sistemit.

Gjiknuri ka shpjeguar se çdo ndryshim kërkon një ndërhyrje themelore në kushtetutë dhe është e pamundur të realizohet për zgjedhjet e vitit te ardhshëm.


“Ka shumë sisteme, po si do arrijmë rezultate të përbashkëta, kur ndryshohet sistemi zgjedhor, ndryshohet raporti që ka kuvendi me presidencë, në institucionet e tjera, nuk mund të zgjidhet çështja e sistemit”, ka deklaruar Damian Gjiknuri.

Debati për ndryshimin e sistemit zgjedhor është kthyer në skenën politike pas propozimit të ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim që Shqipëria të marrë në konsideratë sistemin danez. Këtij  propozimi iu referua edhe Rudina Hajdari, e cila bëri thirrje për ndryshimin e proporcionalit rajonal.

“SHBA dhe ndërkombëtarët po e çojnë idenë përpara, duhet ndryshimi i sistemit, se politika e këtij vendi e ka marrë peng këtë vend”, ka deklaruar Rudina Hajdari.

Por pavarësisht argumenteve të deputetëve të opozitës, Gjiknuri ka theksuar se sistemi nuk është problemi i zgjedhjeve në Shqipëri.

“Zgjedhjet nuk kanë qenë problem sistemi, por mos pranimi i rezultati nga humbësit. Jo për shkak se ligji ka qenë i keq, jo se vendi s’ka ditur të bëjë zgjedhje. Humbësit zakonisht mallkonin sistemin”, deklaroi Gjiknuri.

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës nga Partia Socialiste ka shfrytëzuar seancën plenare për t’i bërë thirrje PD dhe LSI të kthehen në tryezën e negociatave për reformën zgjedhore, por ftesa e tij për të mbledhur nesër këshillin politik ka mbetur pa përgjigje nga opozita./Vizion Plus

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori