LAJMI I FUNDIT:

Provokimi i Bienales së Venecias

Provokimi i Bienales së Venecias

“Mund të jetosh në kohë interesante”. Kjo është motoja e edicionit të 58-të të Bienales së Venecias e cila do të hapë siparin në maj të vitit 2019, një iluzion ndaj krizave, pasigurive apo trazirave më të cilat është përfshirë njerëzimi.

Një titull gati provokues marrë nga një fjalim I mbajtur në vitin 1930-të i Austen Chamberlainit, pjesë e Parlamentit anglez, duke cituar një mallkim të lashtë kinez. Në një deklaratë për mediat, kuratori I bienales së Venecias për vitin 2019-të, Ralph Rugoff, u shpreh se “në një moment kur shpërndarja dixhitale e lajmit të rremë dhe ‘fakteve alternative’ po gërryen ligjërimin politik dhe besimin, ia vlen të ndalemi sa herë që të jetë e mundur për të rivlerësuar mësimet e së shkuarës”.


Sipas tij, asnjëherë më parë mallkimi I lashtë kinez nuk është më koherent.

Tema e edicionit të 57-të të Bienales ishte “Rroftë arti i gjallë” nën kurimin e Christine Macelit.

“Në një botë plot konflikte dhe trazira, në të cilën humanizmi po vihet seriozisht në rrezik, arti është pjesa më e vyer e qenies njerëzore. Është vendi ideal për reflektim, krijimtarinë individuale, lirinë dhe pyetjet themelore. Është një ‘po’ ndaj jetës, edhe pse një ‘por’ i qëndron nganjëherë përkrah. Më shumë se kurdo, roli, zëri dhe përgjegjësia e artistit janë të domosdoshëm në kuadrin e debatit bashkëkohor”, ka thënë kuratorja Marcel. /Shqip/