LAJMI I FUNDIT:

Provoi të ikte nga policët duke hyrë me veturë në liqe (Video)

Provoi të ikte nga policët duke hyrë me veturë në liqe (Video)

Daniel Basham nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, ka hyrë me veturë në liqe dhe nisi të notonte, në përpjekje që të ikte nga policët.

Shoferi 40-vjeçar që ishte në gjendje të rëndë nga konsumimi i drogës, nuk ka shkuar gjatë dhe u kthye sërish në breg ku po e prisnin për arrest, transmeton Telegrafi.


I ngarkuar me akuzën për mos bindje forcave të rendit, ikje dhe vozitje në gjendje të dehur, ai rrezikon deri në dhjetë vite burg.

Në anën tjetër, makinën SUV që ia nxorën nga uji, ka pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe i duhet riparim. /Telegrafi/