Senatorë amerikanë janë shprehur më të bindur se kurrë më parë, pas një seance private informative nga CIA, se princi i kurorës së Arabisë Saudite ka rol në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.
Në atë që përbën edhe sulmin më të ashpër, senatori Lindsey Graham tha se “kishte shumë besim” se Mohammed bin Salman ishte bashkëfajtor në vrasjen e Khashoggit. Republikani nga Karolina e Jugut e përshkroi princin saudit si një “shkatërrimtar”, “të çmendur” dhe “të rrezikshëm”.
Në Arabi, ndërkohë, janë akuzuar 11 persona si të dyshuar apo të përfshirë në vrasjen, por mohojnë me këmbëngulje që princi i kurorës të ketë qenë i përfshirë.
Pjesëtarë të Komitetit të Marrëdhënieve të jashtme në Senat nuk folën aspak me delikatesë pas seancës informuese me drejtoreshën e CIA-s, Gina Haspel, ditën e martë.
“Nuk ekziston vetëm një provë e pakundërshtueshme inkriminuese, por prova sharrimi”, tha Graham duke iu referuar copëtimit (gjymtimit) të pretenduar të Khashoggit në Konsullatën saudite në Stamboll, në muajin tetor.
Senatori tha se nuk mund ta mbështesë më përfshirjen e Arabisë Saudite në luftën e Jemenit, apo shitjen e armëve te qeveria saudite, për sa kohë që princi i kurorës mbetet në pushtet. Pikëpamjen e tij e ndau edhe senatori demokrat i New Jerseyt, Bob Menendez. Sipas tij “Shtetet e Bashkuara duhet të japin një mesazh të qartë dhe të paekuivok se, të tilla veprime janë të papranueshme në arenën botërore”.
Edhe senatori tjetër Bob Corker foli për reporterët, por duke mos ia përmendur emrin princin, thjesht inicialet. “Nuk kam as më të voglin dyshim në mendjen time se princi i kurorës MBS urdhëroi vrasjen. Nëse ai do të mund të dilte përpara një jurie amerikane, ai do të shpallej fajtor brenda 30 minutash. FAJTOR!” u shpreh republikani nga Tennessee. /tch/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre