LAJMI I FUNDIT:

Protothemas”: Athina do t’i thotë jo çeljes së negociatave të Tiranës me BE-në

Protothemas”: Athina do t’i thotë jo çeljes së negociatave të Tiranës me BE-në

Pasi Erdogani kërkoi që ishujt e Egjeut t’i kalojnë Turqisë, kryeministri shqiptar deklaroi se Athina banohej nga shqiptarët, të cilët shpëtuan Akropolin nga shkatërrimi.

“Shqiptarët po ziejnë”, thotë një diplomat i vjetër grek për gazetën “Protothema” pas deklaratave të përsëritura provokative të qeverisë shqiptare për çështjen çame dhe shkatërrimet e fundit të shtëpive të minoritarëve grekë në Himarë.


“Qershia mbi tortë”, – shkruan “Protothema” është deklarata e kryeministrit Edi Rama se në 1687-ën Akropoli u shpëtua falë veprimtarisë njerëzore të një shqiptari, i cili sipas tij parandaloi bombardimin e Partenonit nga veneciani Morozini (ndërkohë që e vërteta është se Morozini e bombardoi Akropolin duke i shkaktuar dëme të mëdha).

Rama pretendon se në këtë kohë edhe popullsia e Athinës përbëhej kryesisht nga shqiptarë dhe në të ardhmen mund të ngrejë pikëpyetje për sovranitetin e kryeqytetit grek. Lufta e deklaratave mes Athinës dhe Tiranës nisi të dielën kur ministria e Jashtme greke i kërkoi qeverisë shqiptare që të anulonte shkatërrimin e planifikuar të 19 shtëpive që u përkasin grekëve të Himarës, në tokën ku ata duan ta transformojnë në një qytet bregdetar dhe destinacion turistik europian. Athina lëshoi një paralajmërim të ashpër se mbrojtja e të drejtave të minoritetit grek është pjesë integrale e kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian për të dhënë dritën jeshile të nisjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Tirana iu përgjigj me deklaratën plot humor se Shqipëria nuk i diskriminon minoritarët dhe se plani i shkatërrimeve është konform procedurave dhe ligjeve të autoriteteve lokale. Në të njëjtën kohë, kryeministri shqiptar postoi në Facebook pamje të Athinës që po shpëtohej nga djegia prej shpirtmadhësisë së një qytetari shqiptar. Pikëpamjet e Edi Ramës i ngjajnë shumë atyre që presidenti turk ngriti për çështjen e kufirit me Greqinë, pasi vuri në dyshim haptazi Traktatin e Lozanës dhe tha se ishujt “tanë” të Egjeut i takojnë Turqisë. Nga diplomacia greke nuk mund të verifikohet skenari se Edi Rama ka një marrëveshje me Erdoganin.

Megjithatë, koha po tregon se Tirana po afrohet në linjën e qeverisë turke me qëllimin për të shfrytëzuar dobësinë e Athinës dhe për të vendosur një precedent. Ministritë e Jashtme të të dyjave vendeve thërritën ambasadorët respektivë për të dhënë shpjegime, ndërkohë që ministria e Jashtme greke po monitoron sjelljen e autoriteteve lokale të Himarës dhe ka vënë në dijeni edhe Brukselin. Tani pritet përgjigja e Tiranës. Në ministrinë e Jashtme u lëviz për të parandaluar prishjen e 19 shtëpive që u përkasin grekëve në Himarë.

Sigurisht, nëse Tirana do ta çojë deri në fund këtë vendim të sajin, atëherë Athina nuk do të ketë zgjedhje tjetër veçse të bllokojë çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke qenë se politika e Edi Ramës ka vendosur që të minojë rrugën e vendit drejt unionit”, shkruan “Protothema”. /360grade.al /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori