LAJMI I FUNDIT:

Protestuesit tymosin marihuanë para Shtëpisë së Bardhë, policia nuk reagon fare (Foto/Video)

Protestuesit tymosin marihuanë para Shtëpisë së Bardhë, policia nuk reagon fare (Foto/Video)

Duke mbajtur në duar një tullumbace të madhe të fryrë dhe të gjatë plotë 15 metra në formë të “jonit”, qindra njerëz kanë marshuar para Shtëpisë së Bardhë në Uashington, në mënyrë që t’i tregojnë presidentit aktual Barack Obama, se marihuana për qëllime mjekësore duhet të shqyrtohet dhe të miratohet me qëllim të trajtimeve të mëtejshme.

Marihauana 1


Si pjesë e kësaj shëtitje protestuese, ishte organizuar edhe pirja masive e marihuanës. Të gjithë me padurim prisnin momentin e ndezjes së një “jonint-i”, derisa disa prej tyre prisnin që për shkak të këtij gjesti të kenë konflikt me policinë, transmeton Telegrafi.

Marihauana 2

Por për çudi të gjithë të pranishmit në këtë protestë, policia i kishte vështruar me qetësi derisa po tymosnin marihuanë. Pas këtij rasti askush nuk është arrestuar.

Në Uashington viteve të fundit lejohet posedimi i sasive të vogla të marihuanës, dhe konsiderohet si diçka legale. Pas disa orëve shëtitje dhe konsumim të marihuanës, protestuesit kanë pastruar rrëmujën e krijuar dhe kanë lavdëruar policinë për sjellje të mirë.

Marihauana 3

Edhe pse presidentit Obama ishte i njohur si konsumues i marihuanës në rininë e tij, ai beson se ky grup “ka trokitur në derën e gabuar”, dhe sipas tij do të ishte më së miri që ata ti trejtohen Kongresit, pasi kjo pyetje duhet drejtuar njerëzve të ulur atje. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=bI5EF9zDIQk